/ATSH/-Në një ceremoni të mbajtur në këtë fundjavë, për portretizimin e saktë të veteranëve të luftës, në një bisedë me skenaristë, zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka folur për përshtypjet e saja për filmin "American Sniper", që po i mbushë arkat.

"Filmi më i mirë në Amerikë i përshkruan më së miri veteranët dhe familjet e tyre. Edhe pse jam e informuar se ka pasur kritika, unë mendoj se filmi prek emocionet që vijnë nga familjet e ushtarëve", ka thënë Obama.

Në një sondazh të organizuar nga Reutersi dhe Ipsos Oscars, amerikanët kanë votuar për filmin që portretizon snajperin më vdekjeprurës të ushtrisë amerikane.
Filmi në të cilin shkëlqen aktori Bradley Cooper në rolin e Chris Kyle, ka fituar 22 për qind të votave si filmi që duhet të fitojë çmimin kryesor "Oscar".