Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama i ka surprizuar herë pas here të gjithë fansat e saj, duke guxuar gjithmonë në veshje dhe stil. Së fundmi në një prej intervistave të dhëna për autobiografinë e saj ‘Becoming’, 55-vjearja është shfaqur me flokë gjysmë biondë.
Ajo kishte veshur një fustan ndriçues, megjithatë ndryshimi i dukshëm tek flokët e saj ka bërë që fansat të komentojnë masivisht në rrjete sociale.
Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut.
Komento