Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

Microsoft do të ndihmojë Ukrainën në dokumentimin e krimeve ruse të luftës

Microsoft do të ndihmojë qeverinë ukrainase të dokumentojë krimet e supozuara të luftës nga forcat ruse, tha ministri ukrainas i transformimit dixhital, Mykhailo Fedorov.

Në një mesazh në aplikacionin e mesazheve Telegram, Fedorov tha se gjigandi i teknologjisë kishte rënë dakord të ndihmonte Ukrainën gjatë një takimi në Davos.

"Ne kemi bashkëpunuar me Microsoft për një kohë të gjatë dhe ata mbështesin në mënyrë aktive Ukrainën”, shkroi ai.

"Ata u bënë një nga kompanitë e para që pezulloi të gjitha shitjet e reja të produkteve dhe shërbimeve në Rusi në fillim të marsit dhe ofroi shërbime falas në cloud për Ukrainën deri në fund të 2022”, tha Fedorov.

Fedorov vazhdoi duke thënë se presidenti i Microsoft Brad Smith ishte zotuar të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.Kievi ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit dhe tha se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte. 

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët ose përfshirjen në krime lufte, ndërkohë që kryen atë që e quan një "operacion special ushtarak" në Ukrainë. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë