Microsoft: Kemi ndërprerë infrastrukturën e hakerave ruse që synonin Ukrainën

Microsoft: Kemi ndërprerë infrastrukturën e hakerave ruse që synonin Ukrainën

Microsoft përdori një urdhër gjykate për të çaktivizuar shtatë domene të internetit që një grup hakerash i lidhur me inteligjencën ruse po përdorte për të tentuar të depërtonte në organizatat mediatike të Ukrainës, në një përpjekje të mundshme për të mbështetur luftën e Rusisë, tha Microsoft të enjten. 

Grupi i hakerëve, më i njohur në SHBA për shkeljen e Komitetit Kombëtar Demokratik në zgjedhjet e 2016-ës, ka të ngjarë të përpiqet të përdorë ndërhyrje kibernetike për të "siguruar mbështetje taktike për pushtimin fizik dhe për të nxjerrë informacione të ndjeshme", sipas Microsoft.  

Hakerët “po synonin gjithashtu institucionet qeveritare dhe grupet e mendimit në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të përfshirë në politikën e jashtme”, shkroi Tom Burt, një nënkryetar i korporatës në Microsoft, në një postim në blog, shkruan CNN.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa të suksesshme ishin përpjekjet e hakerimit. Microsoft nuk pranoi të komentonte përtej postimit në blog.
 


Lajmi kryesor:

Von der Leyen me jelek antiplumb viziton Bucha dhe Kievin, takon Zelenskyn: Anëtarësimi juaj në BE fillon sot! Zbulohet varreza masive në Makarov! 50 të vdekur në masakrën e Kramatorsk


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç