Midis mëmësisë dhe pasionit, një ditë e Merula Halilit për 'Një nga ne': Punimet makram nuk më pasurojnë xhepin, por shpirtin!

Detyrohet të sakrifikojë orët e gjumit, për pasionin e saj, punimet makrame.

Një veshje e zakonshme, merr tjetër vlerë nga duart e Merula Halilit. Nëna e dy vajzave eksperimenton me thurjet, ndaj asnjë krijim nuk i ngjason tjetrit.

“Zgjimi im është në varësi të punës. Ka ditë që janë shumë intensive dhe më duhet të zgjohem në 5 të mëngjesit”.

Çdo ditë e gjen mes fijeve shumëngjyrëshe, punime ngado, shumë prej tyre ende të papërfunduara pasi nuk ka shumë kohë në dispozicion.

“Prej disa vitesh punoj në një dyqan veshjesh, por thurja makram është pasioni im më i madh. Është një teknikë arabe e përdorur në kohët e lashta, por së fundmi është kthyer në trend për të gjithë.

E nisa si një byzylyk për veten time dhe më pas fillova të krijoj çdo ditë e më shumë aksesorë të cilët i bëja për vete dhe më pas për miqtë. Të afërmit mundoheshin të më motivonin duke blerë diçka nga punimet që unë bëja. Prej një viti kam filluar ta praktikoj dhe në veshje”, shprehet Merula.

“Që të mbash familjen, punën dhe pasionin është shumë e vështirë sepse duhet të jesh në punë, duhet të përfundosh një porosi apo duhet të jesh në shtëpi për t’u kujdesur për vajzat”, tregon Merula për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Puna e dorës nuk vlerësohet sa duhet në Shqipëri. Njerëzit preferojnë prodhimet e fabrikuara që vijnë me kosto më të ulët.

“Dëshira për të arritur sa më lart është e madhe, por mundësia është e vogël. Dua të hap një dyqan, por s’po arrij dot. Kjo thurrje është relaks për mua, e bëj sado e lodhur të jem gjatë ditës. Punimet e dorës nuk të pasurojnë xhepin, por mendjen dhe shpirtin”, shprehet Merula ndër të tjera.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja