Balluku e ashpër me koncensionarin: Pronarët dhe menaxherët pehlivanë që valvisin flamujt kinezë do shkojnë para ligjit

Balluku e ashpër me koncensionarin: Pronarët dhe menaxherët pehlivanë që valvisin flamujt kinezë do shkojnë para ligjit

Ministrja e Transportit Belinda Balluku i është kundërpërgjigjur deklaratës së kompanisë që menaxhon aeroportin e Rinasit, të ciët thanë pak më herët gjatë ditës së sotme, se kanë qenë korrektë në përmbushjen e detyrimve për masat e sigurisë.

Balluku e ka konsideruar reagimin si tregues papërgjegjshmërie dhe mosperceptimi për dëmin e shkaktuar për vendin.

"Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë. 

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh. 

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani - e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare - se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi! 
Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC? 

Por koha e fjalëve mbaroi! 

Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit - pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq! Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin! 

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit. 

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër! 
Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer", deklaron Balluku.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/04/2019 08:18

    Kinezërisë shqelmin!

    Përgjigju
  • rezi: 11/04/2019 06:50

    Shumë e drejtë...siguria lë për të dëshiruar, por dhe bankat apo ato që fusin paratë në thes duhet të kenë gisht në këtë krim. S'është e mundur të mos jenë në bashkëpunim! Ndërsa për atë që thotë lulja, se forcat ushtarake në aeroport janë shenjë për grusht shteti, është përpjekje për të sharë e akuzuar shtetin nga ata që s'bënë dhe nuk duan shtet. Dy javë më parë isha në Bruksel dhe kudo që shkelje në aeroport, edhe në ato dyqanet e aeroportit shihje ushtarë me automatik në dorë, veshur me rroba kamuflazhi dhe nuk diskutoi njeri se ishte ndonjë grusht shteti. Të njëjtën pamje gjeta në Londër para 6 vjetësh. Vini rregullat dhe kërkojini të gjitha dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara. Dhe për biletat për Tiranë...vërtetë janë shumë të kripura. Më lirë shkon për Nju Jork nga Suedia se për Tiranë.

    Përgjigju
  • Fajin_e_ka_para_jsa: 10/04/2019 23:21

    E Dashur Ministre! Fajin e ka askush dhe gjithkush! Faji është jetim gjithmonë. Pa atesi pa memesi i mjeri faj. Po faji nuk e ka qeveria as opozita sigurisht. Fatkeqësisht e kane te dyja bashke ne këto 29 vjet kan kultivuar hajdute grabitës sahanlëpirës gjobaxhi qelbësira rruspije të pa afte ne gjeneze. I ngritën këta të paaftë të pazotë e i vun barrierë ndërtuan një fermë perfektë të Orwell ku derrat pushtetarë qentë mbrojtës të tyre pulat rruspije etj etj. Kjo është pasojë e njerëzve të pa afte qe kutivoni ngrini në piedestal injorancën që të mbani sa më gjatë pushtetin duke lënë jasht loje profesionistë intelektuale sepse këta nuk nënshtrohen këta nuk shkelin ligjin që të hani e të fryheni ju familjet tuaja. Ku i gjen një gjykatës 5 apartamente 3 dyqane etj prokuror me shpi me qera para se të fillonin e me 4 shpi pas 2 vjetësh shefa policie me ML X6 etj etj. Ju e vodhët ju e vidhni dhe ju do vazhdoni ta vidhni aeroportin bankën por jo direkt por indirekt me paaftësinë tuaj e paaftësinë në ju rrethon. Nuk ka vend në botë që do ndodhte kjo kaq herë ku janë strukturat ku janë gracka ku është shërbimi inteligjent i policisë kriminale. Ju siguroj që duke bere planet e grabitjes së popullit planin e ryshfetit mujor dhe jo plane punë e plane për kapjen e organizatorëve. Po ju moj zj. Ministre mos u mërzisni shifeni pozitivisht do ju jepet mundësia për tendera të ri me shume leke. Me shumë mundësi grabitje. Çohu o popull çohu zhduke këtë fare të keqe PS PD LSI. PROTESTONI PËR FËMIJËT TUAJ TAKSAT QË PAGUANI PËR KËTA KUSARË ÇOHUNI STUDENTË MERRNI FATET E KOMBIT NË DORË MOS BRIDHNI PUBEVE E SHISHAVE POR MENDONI KU DO KRIJONI FAMILJEN E KU DO RRISNI FËMIJËT. TURP SHQIPËRI KU KE RENE.

    Përgjigju
  • Tuqo: 10/04/2019 23:03

    Po ti moj zonje cfare masash ke marre kur ke qene ne mos gaboj drejtoreshe e Aviacionit deri para ca muajsh. Pse nuk kontrollove investimet e bera nga koncensionari mbas grabitjes se pare. Na bete qesharak

    Përgjigju
  • Diplomati: 10/04/2019 22:53

    Prit shefe mos e merr me vrap se rrezohesh. Koncesionari eshte Kinez por jo nga ata te barsaletave qe mendon ti. Prit neser reagimin apo ndonje telefonate nga ambasada kineze. Kinezet Nuk jane njerez pa dinjitet si diplomatet tane ne greqi.

    Përgjigju
  • CANIA: 10/04/2019 22:24

    Po ai qe e vodhi lopen nuk ka faj fare....

    Përgjigju
    • Diplomati: 11/04/2019 07:43

      Po mi zemer ka faj sigurisht por nuk eshte Ministresh ajo qe ben etiketime. Kjo ka qene me detyre atje dhe gjerat nuk ndryshuan sot mbasi iku Balluku. Po kjo gjendje dhe ky pelivan kinez ishtr edhe kur Balluku ishte ne ANTA. Po kete hajdutin kush duhet ta kapte? Kishte qe nga 2013 qe ishte ne kerkim me tre vrasje e grabitje ne kurriz. Hynte e dilte e dilte ne aeroport su ne shtepine e vet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja