Mielli kosovar, Braçe-Batonit: E ke
kthyer median në makinë korrupsioni

Mielli kosovar, Braçe-Batonit: E ke<br />kthyer median në makinë korrupsioni
TIRANE - Debati për bllokimin e importit kosovar me nivel proteine nën 12.5 % vijon të vendosë përballë replikave deputetin socialist Erjon Braçe dhe gazetarin Baton Haxhiu.
 
Braçe e quan nivel të ulët gazetarie atë që Baton Haxhiu bën, duke e akuzar se mbron interesa të biznesmenëve të ndryshëm dhe vë gjoba.
 
“Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që perfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies.Vetëm këtë dini të bëni!! Gazetari jo!!
Nëse e juaja quhet gazetari, atëherë të tjerë njerëz që kanë sakrifikuar çdo gjë për të thënë të vërtetën, veçanërisht kundër trafikut të influencës, konfliktit të interesit, korrupsionit në nivelin më të lartë vendimmarrës, në Kosovë apo në Shqipëri, janë pasqyra ky ju dukeni rraca më e poshtër që egziston diku”, shkruan Brace.
 
Disa ditë më parë gazetari Haxhiu përmes një letre të hapur për kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta, kërkoi të shihet me kujdes çështja e bllokimit të importit kosovar në Shqipëri dhe të mos paragjykohet ashtu sic bëri Maqedonia e cila ndaloi importin e miellit nga Prishtina zyrtare. Për Braçen kjo kërkesë u pa mbrojtje të interesave të një oligarku. Në përgjigje të kësaj akuzae, Haxhiu thotë se Brace duhet të sillet në nivelin e një njeriu të politikës.
 
Baton!!Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë; rrënon një komunitet, një qytet, një shoqeri, një vend, një komb!!Për këtë do më vinte turp ti përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Eshtë rasti më i ndyrë ku mund të përdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë.Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë”, shkruan Brace në replikë.
 
Por sipas  deputetit socialist, debate për miellin do të marrë vëmendjen e duhur në sallën e Parlamentit.
 
Për miellin që shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi së shpejti, pa mbajtur anën e kujt në këtë biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve në këtë vend.Natyrisht jo për Batonin!!Asfare për të. Ky vend duhet të ndryshoj shumë duke luftuar korrupsionin, klientelizmin, konfliktin e interesit dhe interesat që rrënojne publiken për të pasuruar një grusht njerëzish që në Kosovë e Shqipëri kanë një tipologji: pasurohen nga favoret e politikës!! Aaaaa po me dole këtu Baton, do kthehem sërish, siç kur ti i shërbeje gjithkujt që kishte e ka akoma pushtet e ka bërë dëme të pashembullta në Kosove e në Shqiperi”, thotë Brace.
 
 Me poshtë:
 
Replika e gazetarit Baton Haxhiu, pas akuza të Braces se po mbron interesat e një oligarku
Nuk dua të flas për portalet dhe FB, se një herë kam shkruar për to. Kam thënë se zakonisht ato mirëmbahen nga vullnetarë të papunë, depresivë dhe gazetarë të lënë anash, të cilët si duket ia kanë bërë parim vetes të jenë kujdestarët e komenteve dhe fushatave online. Me kaq nuk përfundon fatkeqësia: në vrap pas “like“-ve. Edhe mediat deri dje serioze kanë rënë në kurthin e modës dhe përhapin një “kulturë“ të tmerrshme bashkëbisedimi, një formë fabrike ofendimesh që nuk i gjen, përndryshe askund jashtë sferës virtuale. Kuptohet, gjuha denoncuese dhe ad hominem ka edhe një moral, ku artikullshkruesi dhe stafi editorial dallojnë nga gjuha e tavolinës dhe thashethemeve. Por te portalet ku emrat e artikullshkruesve mungojnë, qelbësohen shkronjat. U vjen era fëlliqësirë.

Të kthehem të tema:
Para disa viteve, saktësisht, tri vite, kisha shkruar, ngjashëm, për bllokadën nga ana e Maqedonisë. Për bllokadën për Cimenton dhe për patatet. Dhe, qëndrimi ishte përkrahës ndaj Mimoza Kusarit. Edhe tash, kisha bërë përpjekje që mos të ndodhte diçka e tillë. Nuk dëshiroja që t’i shihja kamionët në kufirin Shqipëri Kosovë, si dikur, për dy javë një bllokadë me Maqedoninë. Do të ishte katastrofike për të dyja vendet dhe për ne si popull.
Shumë fort janë bashkuar për ta mbrojtur një diskriminim të vazhdueshëm, që është ndërtuar nga konceptet e pashembullta të konjukturave të pushtetit në regjion – karshi Kosovës së përbaltur nga gjithçka dhe nga çdo kush.

Shoqërinë shqiptare dhe shtetet përreth Kosovës i kam lexuar gjithmonë me shumë kujdes. Në secilin punim, raport apo hulumtim të tyre, kam gjetur diçka të veçantë. Shpesh qëndrimet e tyre kanë qenë të ekzagjeruara ndaj Kosovës, por gjuha e përdorur linte të kuptohej për një lloj presioni në qeveritarët e Kosovës duhet të lëshojnë pe në gjithçka. Prandaj e bëra shkrimim drejtuar Edit dhe Ilirit. Qe mos te ndodhte Bllokada.

Më vjen shumë rëndë kur dikush se kupton esencën e shkronjave. Ka të bëj me një letër drejtuar miqëve të mi. Dhe nuk kishte të bente me miellin fare. Kishte të bënte me një kulture bllokade pa koncept që i bëhej Kosovës. Një kulture përçmuese që ishte instaluar në logjikën e pushtetit.
Por, Erioni pak kishte kuptuar nga shkronjat. Vetëm fjala miell dhe oligark i kishte mbetur ne shijen e mendimit. E kuptoi Erionin, sepse kishte për vite një gjuhë që përdorte në Parlament. Nga ana tjeter, nëse një portal shqip e riprodhon një tekst pa shije, ad hominem, përshtatshëm me mendësinë e sajuesit të portalit, nisin pastaj komentet; promovuese, asgjësuese, konfirmuese apo ad hominem – ekzekutuese. Kështu ishte edhe gjuha e Erion Braces. Me disa fjali, pa shije, drejtuar meje..Kush ka shëtitur keto ditë neper deklarata, e ka vërejtur se kjo larvë infektuese dhe jo humane në shqipe është ndryshe. Më primitive. Më kalbëzuese.

Pa asnjë fije përgjegjësie morale ekzekutohen emra, njerëz, familje, politika, parti, shoqata dhe rajone. Gjuha e përdorur nuk i lë shije asnjë njeriu të rëndomtë pas përdorjes së fjalorit për të ofenduar dhe shpifur, si në rastin e dy portaleve ne Prishtine dhe Erionit ne Tiranë.
Natyrisht, ky ekspozim i poshtërsisë profesionale, dhe politike në anën tjetër, është për të ardhur keq duke vendosur shpifjet dhe fyerjet në vend të argumentit për problemin. Ky lloj fjalori po aq sa ishte i guximshëm, sepse në krah ka pushtetin e poshtersisë, është aq më shumë i pagdhendur dhe pa fije shprese që një ditë të kthehet në normalitet, sepse është pjesë e një dore njerëzish, ndoshta edhe të paaftë dhe të pafuqishëm, për të përdorë gjuhën normale komunikimi.

Nuk ka më keq se kur mesohesh që mendimi të jetë i lexuar dhe i thënë në diktat. Në këtë mënyrë, duhet pranuar se Erioni ka qenë kontribuues i guximshem për të ndaluar të këqen në Shqipëri. Dhe, ia pranoj që një pjesë e guximit te tij ka kontribuar që në Shqiperi të ndërrohet pushteti. Është një hegjemoni e supozuar por, njëkohësisht, është edhe “ngjarje e pashembullt”: ajo e shndërron mendimin e leximit në një situate te guximit te papergjegjshem. Kur fjalitë s’kanë kuptim dhe mendimi dhe të lexuarit janë keqkuptim. Te dyja i kishte Erioni në postimin e tij.

Mbase askund në botën demokratike për një çështje problematike nuk ekziston një mendim i vetëm, i koncentruar brenda. Por së paku kur reagon bëj përpjekje qe te jesh i kamufluar dhe me më shumë shije. Sepse leximin ne Parlament duke bere opozite për vite, e bën te hutuar, e bën statik dhe te pavlere.
Edhe sikur të jetë situatë aksiomatike ajo qe kisha shkruar, jam i hapur se duhet të gjehet forcë, të kërkohet kundërshti apo fakte tjera, pastaj të marrë qëndrim publik. Ky mentalitet zemërmadhësie për deklarata, duhet të ishte mbështjellë me një fije të lehtë mosbesimi dhe kulture deklarimi. Por, jo. Përcaktimi i fjalive ishte pa pikë turpi.

Është hera e njëqind që përmbajtja e reagimeve s’ka argumente te ciniket e kafeve në Prishtinë që marrin zarfe pagesash ne mëngjes dhe në mbrëmje për të hutuar gjithçka dhe për te ikur nga e vërteta, dhe te Erioni qe është deputet dhe duhet te jete ne nivelin e njeriut te politikes. Kështu, duke argumentuar dhe mbrojtur, pa dinjitet, një situatë nga veprimi i humbësit, bënë veprim me shkronja për të mbrojtur diçka dhe asgjë njëkohësisht. Nuk bëhet fjalë vetëm për poshtërimin reagues që bëjnë dy në Prishtinë dhe një në Tiranë – anëtarët e bashkuar të kotësisë, por bëhet fjalë edhe për poshtërimin që ata i bëjnë situatës, shkrimit dhe shkronjave. Kur them se sot ekziston një përpjekje që shoqëria shqiptare të jetë autoriteti moralist në Kosovë, kjo ka të bëjë me simulimet që ata krijojnë në raport me të vërtetën. Por, kur ata provojnë t’i ndihmojnë dikujt, apo ta ndërtojnë një situatë përkrahëse, kjo duket më shumë si një ngjarje melankolike se sa një qëndrim bindës për atë që përfaqësojnë.

Të vegjël dhe të pa artikuluar m’u dukën edhe ata që kishin shkruar një reagim-deklaratë, krejtësisht të paqartë. Kjo barazi e prezantuar në një deklaratë për, kinse, mbrojtjen e asgjësë, i bën nënshkruesit e saj të shndërrohen në qullë. Dhe këta nënshkrues, si qullë, duket se gjejnë ngrohtësi dhe siguri brenda vetes. Frika e tyre prej shpërbërjes së mundshme nëse shkruajnë si individë me argumente, i bën ata që të nënshkruajnë dhe të ndjekin një synim çfarëdo. Pa krye.
Prandaj, këta individë nënshkruesish mund të qëndrojnë dhe ekzistojnë si e tillë për aq kohë sa ka një synim ende të paarritur. Këta nënshkrues shtiren me një barazi të përkohshme dhe kënaqen në lëkurën e përkohshme të shtirjes. Kur s’kanë fuqi individuale të polemikës dhe debatit, grumbullohen pas deklaratave që nuk dallojnë nga komunikatat e pijanecëve.

Nënshkruesit e kësaj deklarate kanë menduar se mund të shkruajnë dhe deklarojnë çka do dhe pastaj të shtiren si heronj të situatave. Më tepër besoj se është një lloj reagimi i njerëzve të hutuar. Pa argumentuar detajisht në analizë, mendoj Erioni dhe kolegët e tij në Kosovë, pavarësisht nga ndikimi momental që mund ta kenë, nuk po gjejnë veten, dhe as dëshirën e kosovarëve për analiza të ekuilibruara në një shoqëri demokratike.
Dua të shtoj edhe diçka për nënshkruesit e reagimit, të cilët përfundojnë deklaratën e tyre. Në qëndrime gjithçka fillon me dhënien e faktit, dhe analizat që faktohen publikisht kërkojnë disa fakte në tërësinë e tyre. Kuptohet se për t’iu kumtuar lexuesve të dhëna të verifikuara duhet bërë njohje racionale, të mbushur me referenca të sakta nëpërmjet krahasimeve dhe seleksionimeve të shumta. Të shpifësh përbën një lloj arrogance. Madje, është paedukatë.

Reagimi i deputetit Erjon Braçe: Të korruptosh miellin!!
Baton!!Të korruptosh është e ndyrë, shumë e ndyrë; rrënon një komunitet, një qytet, një shoqeri, një vend, një komb!!Për këtë do më vinte turp ti përdorja gërmat e gjuhës shqipe! Eshtë rasti më i ndyrë ku mund të përdorësh gërmat e shqipes që mund të të ndodhë.Ti nuk e ke rast, ti e ke zanat këtë.
Je pjesë e një grupi të tërë që ka kthyer median në makinën më të madhe që korrupton në Kosovë e në Shqipëri. I vë gjoba politikës e arkëton paratë nga biznesi që perfiton nga politika që i nënshtrohet gjobvënies.Vetëm këtë dini të bëni!! Gazetari jo!!

Nëse e juaja quhet gazetari, atëherë të tjerë njerëz që kanë sakrifikuar çdo gjë për të thënë të vërtetën, veçanërisht kundër trafikut të influencës, konfliktit të interesit, korrupsionit në nivelin më të lartë vendimmarrës, në Kosovë apo në Shqipëri, janë pasqyra ky ju dukeni rraca më e poshtër që egziston diku.
Sa për thellesi mendimi e dije, njohuri edhe për çështjen ku ti ishe angazhuar në formën moderne të lobimit klientelist, mos u mundo më; ka njerëz në këto anë që e dinë shumë mirë se çdi ti e çdi unë! Lëre se i bën të qeshin.

Megjithatë, kemi kohë të flasim për këtë dhe po ta them, kam që në dhjetor të 2013 që degjoj, lexoj, mësoj, provoj lidhur me të. Dhe duhet ta dish, unë nuk e përdor miellin dhe as blihem e shitem me miell e për miell. E tregon qartë të menduarit e vepruarit këtë.

Pikërisht për këtë, nuk jam bërë hiç pishman për çkam shkruar, jo në profilin tim (të kerkoj ndjesë që se kam bërë në Frangaj all inclusiv-Klan, Abc, Shkumesi, Lapsi, Penda, Kallamarja, Ushtria, Reklama, banka etj), por në statusin e një djali të cilin e respektoj shumë per çka shkruan herë pas here. Ja që zakonisht je dhe terësisht i pa informuar.Kaq për sot!!

Për miellin që shitet e konsumohet, flasim nga Kuvendi së shpejti, pa mbajtur anën e kujt në këtë biznes, por duke mbrojtur interesin publik, interesin e ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve në këtë vend.Natyrisht jo për Batonin!! Asfare për të. Ky vend duhet të ndryshoj shumë duke luftuar korrupsionin, klientelizmin, konfliktin e interesit dhe interesat që rrënojne publiken për të pasuruar një grusht njerëzish që në Kosovë e Shqipëri kanë një tipologji: pasurohen nga favoret e politikës!!

Aaaaa po me dole këtu Baton, do kthehem sërish, siç kur ti i shërbeje gjithkujt që kishte e ka akoma pushtet e ka bërë dëme të pashembullta në Kosove e në Shqiperi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë