“Tashmë mund të themi zyrtare, është arritur akordi për të nënshkruar kontratën 1 vjeçare me ekipin K.F Laçi ! Tani "shtypi" sportiv mund të shkruajë!” Ka qenë kjo deklarat e bërë në një prej rrjeteve sociale nga Migen Memelli që ka lajmëruar lëvizjen më të fundit në merkaton e verës.
Sulmuesi shtatlartë, që pas largimit nga Partizani, në fund të sezonit të kaluar, ka qenë në vëmendjen e medias për “stacionin” e tij të ri në karrierë, ndaj edhe ky koment për shtypin. Me një eksperiencë të gjatë në kampionatin shqiptar, por edhe në disa të huaj, Memelli është një përforcim i mirë për Laçin.
/Shqiptarja.com