Migrenë? Jo më frikë
ndaj demencës

Migrenë? Jo më frikë <br />ndaj demencës
TIRANE - Pacientët me migrenë janë tronditur nga studimet e fundit, sipas të cilave dhimbjet e kokës rrisin rrezikun për demenca të mëvonshme. Shkencëtarët e sotëm hedhin poshte këtë pohim . A kanë të moshuarit me migrenë një rrezik më të lartë që të vuajnë nga demenca? Disa studime të mëparshme kanë supozuar se po. Por, tashmë kërkuesit e universitetit të Harvard-it të udhëhequr nga Tobias Kurth kanë hedhur dritë mbi këtë pyetje.

Sipas hulumtimeve të tyre u arrit në përfundimin se sulmet e migrenës nuk shkaktojnë rritjen e rrezikut për demenca dhe mosfunksionimin e zonave të tjera të trurit në pleqëri. Hulumtuesit bazojnë deklaratën e tyre në të dhënat e 6349 grave të moshës mbi 65 vjeç, prej të cilave 853 kanë vuajtur në një çast të jetës së tyre nga migrena. Ndërsa 195 gra të tjera raportuan një formë veçanërisht të fortë të migrenës , e njohur si Aura ,e cila shfaqej dhe me simptoma të tilla si të vjella dhe probleme të shikimit. Duke përdorur intervistat telefonike dhe provat e kujtesës, shkencëtarët shqyrtuan aftësinë memorizuese të femrave dy herë, në një interval kohor prej dy vitesh. Në përgjithësi, hulumtuesit gjetën vetëm në një masë shumë të kufizuar humbjen e aftësive njohëse tek pacientet. Mbresëlënëse, megjithatë, ishte se pacientët me Aura-migrenë nuk shfaqën mangësi më të mëdha njohëse dhe kujtuese se të testuarat e tjera.

“Rezultatet e këtij studimi tregojnë, se migrena nuk shkakton një humbje të aftësisë njohëse”-thonë shkencëtarët. Studimet e mëparshme kanë treguar se pacientët me migrenë pësojnë më shpesh se pacientët pa migrenë infarkte të trurit. Infarktet e vogla të trurit ndodhin pa u vënë re, megjithatë ato dëmtojnë qarkullimin e gjakut në tru, e cila ndikon në aftësitë njohëse të njeriut. Përveç kësaj, dëme të enëve të gjakut, sikurse dhe migrena, shfaqen më shpesh tek femrat sesa te meshkujt.

(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS të së përditshmes SHQIPTARJA.com)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete