Mihal Luarasi: Turp që Teatri Kombëtar ka ngelur në atë ndërtesë, Naim Frashëri e kërkoi që në 1966

Mihal Luarasi: Turp që Teatri Kombëtar ka ngelur në atë ndërtesë, Naim Frashëri e kërkoi që në 1966

Mihal Luarasi

TIRANË- Nevoja për një teatër të ri ku të vihen në skenë shfaqje të ndryshme teatrore është e hershme. Edhe një prej ikonave të teatrit shqiptar, dramaturgu i njohur Mihal Luarasi në një intervistë të vitit 2014 ka theksuar se me problemet që paraqet ky teatër, është i nevojshëm ndërtimi i një teatri i ri.

“Ky teatër që kemi sot është i pandreqshëm. Është turp që Teatri Kombëtar i Shqipërisë ka ngelur në atë ndërtesë e ndërtuar që në kohën e Italisë”, ka pohuar Mihal Luarasi, ndërsa ka theksuar se Teatri Kombëtar paraqet shumë probleme për vazhdimin e aktivitetit, pse jo duke rrezikuar dhe artistët që punojnë aty. Dramaturgu i njohur Mihal Luarasi tregon se që në vitin 1966 drejtuesve të asaj kohe i është kërkuar një teatër i ri, që fatkeqësisht kurrë nuk u ndërtua. “Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri. Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë. Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërkaq që përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”. Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar”, ka pohuar dramaturgu i njohur Mihal Luarasi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!