Mijëra njerëz të armatosur me rreth 140 ton domate morën pjesë në festën e quajtur “Tomatima”, duke goditur të lumtur njëri-tjetrin në qytetin Bunol të Spanjës. Ky qytet, që shtrihet në bregdetin mesdhetar të Spanjës, harxhoi 30,000 euro për të blerë këto fruta dhe për t’u gjuajtur nëpër rrugët e qytetit nga turmat entuziaste.
Ky është viti i dytë që pjesmarrësit janë detyruar të paguajnë një biletë 10 euroshe për t’u lejuar të marrin pjesë në aktivitet. Organizatorët thanë se rreth 22,000 njerëz morën pjesë në festivalin e këtij viti.
Pas shkarkimit nga kamionët të frutave të pasura me fibra dhe vitaminë C, domatet u kthyen shumë shpejt në pure duke ngjyrosur rrugët në të kuqe pas përplasjeve mbi njerëzit dhe muret e qytetit. Një pjesmarrës nga India tha se është një gjë shumë e bukur, ndërsa një grua u shpreh se vjen çdo vit për hir të traditës.
Një grua e qeshur spanjolle tha se s’do të hante dot më domate për shumë muaj pasi kjo pamje ishte shumë e shpifur, e megjithatë është argëtuese për një ditë të vetme.
Origjina e luftës me domate është e diskutueshme, pasi çdokush në Bunol duket se preferon histori të ndryshme, por ajo më e pranueshmja nga të gjithë nis në vitin 1940, në fillim të vendosjes së diktaturës së Gjeneral Francisco Franco.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com