Mijëra fidanë të rinj, Lazarati
rifillon mbjelljen e hashashit
Në vend të luleve është mbjellë drogë. Kjo është shpikja e banorëve të fshatit Lazarat, tashmë i famshëm ndërkombëtarisht për kultivimin e hashashit, që eskportohet në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës.
TIRANE- Në vend të luleve është mbjellë drogë. Kjo është shpikja e banorëve të fshatit Lazarat, tashmë i famshëm ndërkombëtarisht për kultivimin e hashashit, që eskportohet në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës. Kamera e televizionit “A1 Report” dhe redaksia e gazetës “Shqiptarja.com” sjell eksluzivisht një tablo panoramike mbi atë që ndodh realisht në banesat e banorëve të këtij fshatit. Qindra vazo lulesh të mbjella me fidanë të mariuanës, janë vendosur në taracat e shtëpive dhe vende ku rrezet e diellit qëndrojnë më tepër gjatë ditës, gjë e cila mundëson rritjen sa më shpejt të fidanëve të marijuanës.
Është koha e fushatës, ku banorët e këtij fshati krijojnë plantacionet me mijëra fidanishte, dhe më pas i mbjellin në sipërfaqe tokësore më të gjera. Grupi i xhirimit i televizionit “A1 Report” gjatë komunikimit me banorë të fshatit, mësoi se mbjellja e fidanëve në vazot e luleve, nuk është për herë të parë, por kjo praktikë është përdorur prej disa vite me radhë. Një strategji e tillë sjell mbrojtjen dhe rritjen sa më shpejt të kanabisit, ndërkohë që dhe mundësia për fshehjen sa më shpejt në rast kontrolli policor, është më efiçente.
Lazarati vazhdon…Lazarati, fshati ku kryetari i komunës Dasho Aliko udhëton drejt Tiranës për të protestuar kundër mbjelljes, shitjes dhe trafikut të drogës, vijon punën e tij duke mbushur me fidanë taracat e shtëpisë. Vazo lulesh, thasë, kova dhe vazo të ndryshme të mbjella me hashash gjen kudo, në taracë, mbi murret rrethuese të shtëpive, në oborre dhe në çdo vend ku dielli qëndron gjatë gjithë ditës. Gjithçka është e dukshme, por askush nuk guxon ta ndalë këtë fushatë të kundraligjshme. Madje as vetë kryetari i kësaj komune Dasho Aliko, që ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për të protestuar kundër drogës, sigurisht që syri i kapi plantacionet e fidanishteve mbi taraca, por nuk guxoi ta denoncojë apo të ndalojë këtë situatë kriminale. Lazarati vazhdon punën e tij, ndërkohë që politika çdo ditë bën retorikën e trafikut të drogës.
Policia asnjë aksionNë kulmin e fushatës për ritjen e fidanishteve, Policia e Shtetit ende nuk ka kryer një aksion për parandalimin e kësaj situate. Tek-tuk, në fshat gjatë kësaj kohe kanë hyrë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ku kanë zhvilluar takime me banorë, nxënës të shkollës dhe zyrtarë të këtij fshati, por asnjërit nuk i ka rënë në sy kjo situatë, ku shfaqen mijëra fidanë marjuane mbi çatitë e shtëpive. Banorët i thanë grupit të xhirimit të televizionit “A1 Report” se deri tani policia nuk ka marrë asnjë aksion për të hyrë në fshat dhe shkatërruar mijëra fidanishte që së shpejti do të mbillen në parcela.
Policia luan futbollTeksa lazaratasit kanë mbushur çatitë e shtëpive me drogë, ata gjejnë kohën të luajnë dhe futboll me efektivat e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër. Një aktivitet i tillë është zhvilluar disa javë më parë, ku në ndeshjen e futbollit mes djemve të Lazaratit dhe efektivave të policisë, fitues kanë dalë lazaratasit. Ndërkohë që pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, deklaroi se policia do ndërhyjë në Lazarat, kur të jetë momenti i duhur.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52.4%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 212
Lajme të tjera
-
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
10 Tetor 2022, 12:46
-
Kultivonte kanabis në Lazarat, arrestohet 34-vjeçari pasi iu gjetën bimë të njoma e të thara në oborrin e banesës
25 Gusht 2022, 09:01
-
U kap me thikë e kokainë me vete, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Ishte pjesë e grupit që qëlloi me armë policinë në aksionin anti-kanabis në 2014 në Lazarat
12 Korrik 2022, 09:49
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Do të ndërtonte një ‘shtëpi bari’, arrestohet 62-vjeçari në Lazarat! Në banesë i gjenden armë dhe pajisje për kultivim kanabisi
10 Shkurt 2022, 09:00
-
Lazarati në Gjirokastër, 1 vit pa urë! 4 mijë banorë të ndarë nga 2 lumenj me tokat e tyre: U mbytën 2 elektricistë
17 Janar 2022, 15:35
-
Lazarat/ Përroi i Sopotit ka dalë nga shtrati, bllokohet rruga me inerte! Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e aksit (Video)
26 Dhjetor 2021, 13:14
-
Merr flakë në ecje një automjet në Lazarat, mjeti shkrumbohet tërësisht (VIDEO)
14 Nëntor 2021, 15:36
-
Shiti 2 ton duhan të grirë pa e deklaruar, shpallet në kërkim 50-vjeçari administratori i një magazine në Gjirokastër
5 Nëntor 2021, 12:15
-
I dënuar me 12 vite burg, ndahet nga jeta Gate Mahmutaj, ish kreu i grupit kriminal në Lazarat! U arrestua në super operacionin e policisë të vitit 2014
20 Tetor 2021, 11:55
-
Mero Baze: Fyerja reale që i bëjnë Lazaratit
24 Gusht 2021, 19:59
-
DASH-amerikanëve: Mos shkelni në Lazarat, për shkak të krimit e drogës! Revoltohet Tritan Shehu: Lapsus ose hakërrim provokativ, komuniteti aty mbartës i idealeve demokratike
24 Gusht 2021, 13:57