Zonja Mijatoviç tha se ka pasur një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, i cili e ka siguruar se në këtë projektligj nuk do të preken gazetarët, por vetëm politikanët që shpifin për funksionarët e lartë të shtetit.
"Si gjithmonë është kënaqësi të flasësh me ministrin Ditmir Bushati, i cili më siguroi se drafti nuk do të kriminalizojë fjalën e lire, median e lirë. Lajm i mirë për Shqipërinë", shkruan Mijatoviç në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Tëitter.
As always great speaking to FM @ditmirbushati ,assured draft bill will not criminalize #freeespeech #freemedia , good news from #Albania
— Dunja Mijatovic (@Dunja_Mijatovic) November 12, 2015
OSBE: Refuzoni burgun për shpifje zyrtarët jo mbrojtje nga fjalimi kritik
Para tërheqjes së qeverisë, Mijatović, shprehu shqetësimin për projektndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë, dhe u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë projektligjin që parashikon dënim me burg për shpifjen ndaj figurave publike.
“Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm”, tha Mijatović. “Dënimet penale për shpifjen janë të tepruara dhe jopërpjestimore. Ato duhet të zëvendësohen me rregullime të përshtatshme në ligjin civil apo administrativ”.
Nëse miratohet, propozimi i Këshillit të Ministrave do të sanksionojë dënimin me burg deri në tre vjet për “shpifje ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur”. Projektligji do të jetë për votim në parlament më 13 nëntor.
“U bëj thirrje anëtarëve të parlamentit të hedhin poshtë propozimin dhe, në vend të kësaj, të marrin në konsideratë heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal”, tha Mijatović.
Më 2012, autoritetet në Shqipëri vendosën të heqin dënimin me burg për veprën e shpifjes, një vendim që u mirëprit nga Përfaqësuesja (www.osce.org/fom/91144).
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet në fushën e medias, në të gjitha 57 Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo bën paralajmërim të hershëm për shkeljet e të drejtës së shprehjes dhe lirisë së medias dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)