TIRANË - Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Dunja Mijatovic ka vlerësuar sot "politikën e dyerve të hapura të institucioneve shqiptare dhe ka shpresa të mëdha në punën e qeverisë së re."
Mijatovic ka biseduar sot me kreun e Kuvendit, Ilir Metën, në selinë e Kuvendit, ku shkoi për ta uruar për marrjen e detyrës së re. Ajo shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të forcuar ndihmën që Zyra e Lirisë së Medias u jep institucioneve të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga ana e tij i shprehu mirënjohjen znj. Mijatovic për punën në vazhdim të OSBE-së në Shqipëri dhe theksoi se do të bëhet gjithçka jo vetëm të garantuar lirinë e medias, por për ta konsoliduar atë sa më afër standardeve bashkëkohore evropiane.
“Në këtë drejtim,- tha ai, - vullneti ynë është të punojmë për zgjidhje konsensuale që përfshijnë jo vetëm aktorët parlamentarë, por edhe shoqërinë civile, grupet e ndryshme të interesit dhe përfaqësuesit e medias.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com