Mijatoviç: Serbi-Bosnje-Shqipëri 
hetoni hakerat e mediave online

Mijatoviç: Serbi-Bosnje-Shqipëri <br />hetoni hakerat e mediave online
VJENË – Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç u bëri thirrje sot autoriteteve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi të hetojnë të gjitha sulmet e hakerëve ndaj faqeve të mediave në internet, pasi paraqesin një rrezik të vërtetë për lirinë e medias.

“Kohët e fundit kemi parë sulme dashakeqe mohim-shërbimi, që pengojnë veprimtarinë e ligjshme të gazetarëve. Këto sulme duhet të hetohen nga agjencitë ligjzbatuese të të gjitha vendeve”, tha Mijatoviç.

Gjatë dy ditëve të shkuara, serverët e internetit të agjencisë së lajmeve FENA dhe revistës BUKA në Bosnjë-Hercegovinë u hakeruan. Javën e shkuar, faqja në internet e transmetuesit publik shqiptar u hakerua dhe u zëvendësua me pamje provokuese. Disa media në Serbi:  24sata.rs, Blic, e-novine, Kurir dhe Telegraf, qenë gjithashtu objekt i sulmeve.

“Sulme të tilla kërcënojnë sigurinë kibernetike, e cila është jetike për lirinë e medias dhe të informacionit”, tha Mijatoviç. “Kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje eksponenciale të sulmeve të tilla, të cilat duhet të hetohen plotësisht për të mbrojtur portalet online dhe për t’i lejuar gazetarët të punojnë pa pengesa”. theksoi përfaqësuesja e OSBE-së

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?