/ATSH-AFP/ - Disa qindra imigrantë manifestuan sot në mëngjes përpara stacionit kryesor të Budapestit, ndërkohë që policia pengoi rreth dy mijë imigrantë të hipin në trena që nisen për në Austri dhe Gjermani, raportuan gazetarët në terren.
"Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të shkojmë me tren në Gjermani. Ne do të vazhdojmë të protestojmë çdo ditë, ne duam të drejtat tona", thot Mohamedi, një nga protestuesit sirianë.
Rreth 600 burra, gra dhe fëmijë, ku shumica janë nga Siria, Iraku apo Afganistani, ishin mbledhur para stacionit të Keletit, disa të ulur në tokë, ndërsa rreth 1 200 të tjerë ishin mbledhur mbrenda, në një zonë tranziti.
Dje, autoritetet kishin evakuar stacionin e Keletit pasi rreth 500 migrantë ishin përpjekur të hipnin në trenin që nisej për në Vienë.
Stacioni është rihapur, por është e ndaluar hyrja për migrantët.
/Shqiptarja.com