Më shumë se 100 mijë izraelitë, shkruajnë mediat e huaja, u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve.
Organizatorët e protestës të cituar nga media lokale thanë se tubime po zhvilloheshin në rreth 50 vende të tjera në mbarë vendin, përveç Tel Avivit.
Protestuesit akuzuan edhe njëherë autoritetet se nuk i kanë menaxhuar situatat e krijuara që nga sulmi i 7 tetorit, dhe i bënë thirrje kryeministrit Netanyahu të japë dorëheqjen nga posti dhe t’iu hapë rrugë zgjedhjeve të reja. “6 muaj ferr” ishte parulla kryesore e kësaj proteste gjigante teksa nuk munguan në disa raste dhe përplasjet me forcat e sigurisë.
Protestuesit në Tel Aviv ndezën zjarre në rrugën “Kaplan”, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat u shuan me shpejtësi nga policia. Më pas oficerët përdorën forcën për të larguar njerëzit që dolën në rrugë, ndërsa folësit e demonstratës u përpoqën të rifitonin kontrollin.
Ndërkohë në frontin e luftës në Gaza, 4 ushtarë të tjerë u vranë në jug të Rripit, duke e çuar në 260 numrin total të fataliteteve në radhët e ushtrisë. Demonstratat e fundit vijnë pasi negociatat për armëpushim – të cilat përfshijnë diskutime për lirimin e robërve – janë vendosur të zhvillohen në Kajro. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara. Izraeli I shpalli luftë Gazës, pasi Hamasi kreu një sulm vdekjeprurës më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë robër më shumë se 200 të tjerë.
Më shumë se 100 janë liruar që atëherë, por të tjerët mbeten të robëruar në Gaza. Në gjashtë muajt e fundit, sipas autoriteteve palestineze të paktën 33,137 palestinezë janë vrarë dhe 75,815 janë plagosur në sulmet izraelite.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli tërheq trupat nga jugu i Gazës, mbetet një brigadë! Ministri Gallant: Gati për çdo skenar me Iranin
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëfimi i 21-vjeçares nga Gaza: Dua të fle, por në mendje kam britmat e nënave dhe imazhet e fëmijëve të shkatërruar
14 Janar, 08:14
-
Lufta në Gaza/ Orë vendimtare për armëpushimin! Biden: Marrëveshja kurrë nuk ka qenë kaq afër
14 Janar, 07:46
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13
-
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
13 Janar, 12:58
-
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
12 Janar, 20:41
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar, 17:51
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46
-
Tel Aviv/ Protestë kundër Netanyahu, kërkohet fundi i luftës! Izraeli bombardoi 100 objektiva! Rinisin diskutimet në Doha
5 Janar, 13:06
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36