Mijëra qytetar të Tetovës kanë marshuar ditën e sotme në nderim të 14 viktimave të incidentit në spitalin modular të këtij qyteti.
Më 8 shtator, 14 persona humbën jetën pasi në spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin personat e prekur nga COVID-19, shpërtheu një zjarr, i cili besohet se është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit apo të oksigjenit. Nga incidenti kanë mbetur 12 persona të plagosur.
Marshi përkujtues është organizuar nga grupi i tifozëve “Ballistët” dhe në shenjë nderimi ata mbollën 14 pemë për të përkujtuar 14 viktimat e zjarrit. Marshi nisi nga sheshi “Iliria” dhe vazhdoi deri te vendi ku ndodhej spitali.
Lidhur me ngjarjen që ndodhi më 8 shtator, ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Si mjek dhe ministër kam integritetin tim, për këtë sot për arsye morale, kam dorëzuar me shkrim dorëheqjen time deri të kryeministri Zoran Zaev”, ka deklaruar në një konferencë për media, ministri Filipçe më 10 shtator. Po atë ditë dorëheqje kanë dhënë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe shefi ekonomik i Spitalit, Artan Etemi.
Qeveria maqedonase ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-atlantike (NATO) për hetimin e zjarrit. Gjatë ditës së sotme dy hetues nga Gjermania kanë arritur në Tetovë, tek spitali modular i cili u shkrumbua nga zjarri .Bëhet fjalë ekspert të shkallës më të lartë për ekspertiza dhe hetime gjatë fatkeqësive nga njësiti i kriminalistikës (BKA). Qëllimi i tyre është që të ndihmojnë në zbulimin dhe vërtetimin e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë.
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor 2024, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor 2024, 08:00
Këta janë Shqiptar të ILIRIDËS!
Përgjigju