Mijëra studentë jo politikë të dhjetorit pastruan rrugën, 100 studentët e PD-LSI sot thyen xhamat e ministrisë (FOTO)

Mijëra studentë jo politikë të dhjetorit pastruan rrugën, 100 studentët e PD-LSI sot thyen xhamat e ministrisë (FOTO)

Protesta e sotme ku u thyen xhamat e ministrisë së Arsimit dhe ajo e dhjetorit të 2018 kur studentët pastruan rrugën pas tubimit

Sot një grup studentësh janë rikthyer për të protestuar para ministrisë së Arsimit, pasi sipas tyre nuk janë mbajtur premtimet për paktin për universitetin. Në protestë janë rreth 100 studentë, ndërsa dallimi me protestën e dhjetorit është mjaft i qartë.

Në fund të vitit të kaluar kur në rrugët e Tiranës dhe para Ministrisë e Kryeministrisë dolën mijëra studentë nuk u thye asnjë xham dhe nuk u dëmtua asnjë godinë edhe pse tubimet vijuan për disa ditë pa orar. Madje studentët në fund të protestës së tyre pastruan edhe rrugën.

Ndërkohë që ditën e sotme sapo filloi tubimi, protestuesit thyen me gurë dhe sende të tjera xhamat e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Protesta e sotme duket se është nxitur nga politika, pasi edhe kryesohet nga anëtar të PD-së.

Ne krye te protestes është Dorian Beqiri, anetar i FRPD, i cili ka organizuar edhe thirrjen ne rrjetet sociale. Ai është edhe anetar i Keshillit Studentor ne FSHN dhe anetar i PD-se. Pra, totalisht kunder rregullores se universitetit, ne piken 2 te Statutit te Keshillit Studentor – ku specifikohet se Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/05/2019 18:39

    Keta jane zorre e trashe e shoqerise dhe studenteve

    Përgjigju
  • robi: 22/05/2019 13:33

    te gjithe lristat e haremit veror te Jales dhe naziskinet e Mamurrasit ne perpelitjet e fundit te Nafije fallxhores neper rruget e Tiranes,,,

    Përgjigju
  • Daja: 22/05/2019 12:53

    Keta nuk kane lidhje me fjalen studente,jane plehrat pacavure te PD-LSI qe dine vetem gjuhen e dhunes e te shkaterrimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë