Shëngjini është pushtuar nga të rinj të ardhur nga e gjithë bota këtë fillim qershori. Prej dy ditësh në këtë zonë turistik po organizohet festivali ndërkombëtare i muzikës elektronike Unum i cili ka tërhequr mjaft vëmendje.
Të shumtë janë turistet e huaj që kanë ardhur për të ndjekur këtë festival në të cilin po përformojnë më shumë se 50 DJ të huaj. Këtij eventi ju bashkua mbrëmjen e së dielës dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili tha se të tilla festivale e fusin Shqipërinë në axhendën evropiane të muzikës rinore.
"Eshtë një traditë e re që duam ta përhapim me shpejtësi në Shqipëri pasi është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar një atmosferë të re në Shqipëri dhe për të ndryshuar imazhin për turistët e rinj dhe për të afruar për të rinjtë Shqiptarë muzikë dhe DJ që luhet në të gjitha skenat e botës. Të tilla festival si UNUM e fusin Shqipërinë në axhendën evropiane të muzikës rinore por edhe e turistëve që zgjedhin Shqipërinë" është shprehur Blendi Klosi.

Festivali i muzikës elektronike i cili po zhvillohet në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin ka startuar mbrëmjen e 31 majit e do të vijojë deri me 3 qershor.
/b.ha./Shqiptarja.comKomente

