VIDEO/ Shqipëria fitoi me 3 gola ndaj Çekisë, shpërthen festa e tifozëve nëpër rrugët e Tiranës

Rrugët e kryeqytetit kanë shpërthyer nga festa pas fitores së kombëtares shqiptare 3 me 0 kundrejt Çekisë. Mijëra tifozë nga të gjitha trojet po festojnë në Tiranë në ritmet e muzikës patriotike, duke hedhur valle e duke kërcyer këtë fitore historike, pas 71 vitesh ndaj Çekisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen! Sistemi do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 300 punonjës

Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen! Sistemi do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 300 punonjës