Mik i ngushtë me Putin, del në ankand jahti i oligarkut rus

Mik i ngushtë me Putin, del në ankand jahti i oligarkut rus

Jahti i oligarkut rus Viktor Medvedchuk

1669995061_jaht.PNG

Një superjaht prej 200 milion dollarësh (163 milion £) në pronësi të Viktor Medvedchuk, një oligark dhe mik i Vladimir Putin i cili është nën sanksione, do të shitet në ankand pas bllokimit të tij në Kroaci në fillim të këtij viti.

Qeveria ukrainase tha se një gjykatë kroate kishte vendosur që jahti Royal Romance 92.5 metra i Medvedchuk duhet t'i transferohej Agjencisë ukrainase të Rimëkëmbjes dhe Menaxhimit të Aseteve (Arma), e cila tha se do të "ruante vlerën ekonomike duke e shitur atë në ankand", raportojnë mediat e huaja.

“Royal Romance”, i cili është ndërtuar nga kontraktori holandez i superjahteve “Feadship” në vitin 2005, është i përbërë nga kabina për 14 të ftuar dhe një hapësirë të madhe, ku përfshihet një pishinë 4 metra e gjerë.

Kjo do të ishte shitja e parë e tillë në emër të popullit të Ukrainës që kur qeveritë perëndimore vendosën kufizime në asetet e qindra oligarkëve pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Medvedchuk, 68, një politikan ukrainas pro-Kremlinit, u arrestua në Ukrainë në prill dhe i'u dorëzua Rusisë në një shkëmbim të burgosurish në shtator. Ai shpesh përmendet si "princi i errët" i politikës ukrainase, por mediat bëjnë me dije se Putin është kumbari i vajzës së tij Daria.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ BE marrëveshje për çmimin tavan të naftës ruse: Jo më shumë se 60 dollarë! Kremlini: Gati të flasim edhe me SHBA-të


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë