Mik i ‘të fortëve’ dhe ‘ushtar’ i Ervis Martinajt, flet për Report Tv nëna e 29-vjeçarit që u zhduk nga banesa në Kamëz: Ulviun ma rrëmbyen

Pesë muaj i zhdukur, 29-vjeçari Ulvi Skana është përmendur edhe si lidhje shoqërore e Can Karriqit, i vrarë në dhjetor të vitit 2021. Vrasje kjo që u pasua nga sëri të tjera fund vitin e shkuar dhe këtë fillim viti. Në dosjet e policisë disa emra në lidhje me njëri tjetrin dhe me viktimat e ekzekutimeve, ende rezulojnë të humbur apo të zhdukur, siç është edhe i riu Skana, i cili doli nga shtëpia e tij në Kamëz ditën e 17 majit dhe nuk u kthye më. Që ditën kur humbi gjurmët, prindërit thonë se policia nuk u ka dhënë asnjë informacion për fatin e djalit të tyre.

“Asnjë të dhënë nuk kam marrë, as nga policia dhe në asnjë lloj rruge. Shkojmë te policia dhe na thonë “mirë është”. Mirë është po unë dua ta shoh ku është? Vetëm “mirë, mirë” tjhonë, po ku ëhstë kjo e mira. Asnjë lloj të dhëne nuk më ka dhënë policia. “Brenda territorit kemi kërkuar, flasin fjalë të mira për djalin tuaj, por se çfarë ka bërë ai nuk e dimë”. Tani ka bërë çfarë ka bërë, ma gjeni. Sepse koka bën koka pëson. Unë s’e di çfarë ka bërë, port ë paktën të na marrë në telefon të na thotë ku është. Unë qaj në shtëpi çdo ditë. Polici rri në karrige që t’I shkojë haberi në karrige, edhe kemi mbetur 5 muaj pa marrë asnjë të dhënë, vetëm thonë “në territorin tonë nuk gjendet”.

Kur i riu nga Dibra doli nga banesa e tij, u tha prindërve se do të merrte një borxh prej 20 mijë lekësh të reja nga një shok, emri i të cilit edhe sot e kësaj dite mbetet mister.

“Jo, këtë s’e kam unë, kjo na ka futur në dilemë. Unë e njoh fëmijën tim, më thoshte kur bënte diçka. Ai vetëm iku dhe më tha “po shkoj të marr 200 mijë lekshin borxh dhe do blej rroba”. I thashë “mirë”. Kjo ishte. As u pa as u bë, as kamera, as telefon, asgjë. A kontrollohen ato kamerat apo jo?”

29-vjeçari Skana ishte mik me Can Karriqin i vrarë në dhjetor 2021, ndërsa ky i fundit kishte lidhje me Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin, të vrarë në nëntor të vitit të kaluar në Astir. Mirëpo nëna e tij Thëllëza Skana mohon që djali i saj të jetë pjesë e këtij grupi, koka e të cilit mendohet ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

“Nuk ka pasur lidhje, me 1000% nuk ka pasur lidhje me Ervis Martinaj. Vetëm se ka qenë shok me Can Karriqin. Se e kishim këtu në lagje, ja aty e ka pasur shtëpinë ai. I bëj thirrje shtetit të më gjejnë fëmijën, se unë lekë nuk kam. Policia të luajë vendit sepse nuk vjen në karrige ai që e ka marrë”, thotë Thëllëza Skana, e cila pyetjes së gazetarit nëse me këtë nënkupton se mund ta kenë rrëmbyer i përgjigjet:

“Po, e morën, e morën. A shkoi vetë nuk e di, por e morën”.  

 

 

Ulvi Skana

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asnjëanës: 19/10/2022 17:03

    O Tyt... ai Djali mos te shkonte ne Tirane per te kerkuar Kriminelet, por te shkonte ne Tirane per te marre Profesion ne Shkollat Profesionale si Axhustator, Hydraulik, Marangoz, Elektricist etj. etj...Tashti per ty o Kokrra e Analfabetit qe per te treten here nuk di te shkruash Shqip!!! Une nuk do te ofendoj sepse do behesha si ti, por ma degjo nje Keshille, shko e filloje dhe njehere Shkollen nga fillimi e pastaj eja e flit me mua, por mesa kuptoj une prap Mesimet do te hyjne ne njerin Vesh e do te dalin nga Veshi tjeter, ose Keshilla me e mire eshte te kerkosh nje Doktor, sepse ai dhe vetem ai te ndihmon besoj se me kuptove se per cfar Doktori behet Fjale. Me Llogjik, Arsye dhe Zgjuarsi mund te me mundesh mua jo me Ofendime!!! Te gjitha Ofendimet merri e coi te Familia jote Nonen, Baben, Motren dhe Vellein. Mendoju shume perpara se te ofendosh dike me Fjale qe te pershtaten ty dhe jo tjetrit.

    Përgjigju
  • Asnjëanës: 19/10/2022 07:07

    O Tyt, kur nuk ke Forcen e Arsyes dhe te mendimit neutral atehere kërkon ta thash Balten ku ke rene me Fyerje dhe Ofendime, por si Njeri qe nuk di te shkruash nuk di as te mendosh kaq eshte Horizonti jot o Kafshe...

    Përgjigju
    • Tyt: 19/10/2022 14:10

      Kafshe qe paragjykon te tjeret, pamvarsisht se ti ose familja e jote mund te jete me keq se e atija por jeni ju tipi I jot ose njerez si ju qe nuk merremi me pundet/ familjen tuaje por keni kohe te komntoni familjen e dikujt tjeter thjesht vetem dhe vetem se djali eshte bere gangster. Paragjykimet tuaja jane ato qe lene shoqerine mbrapa. Sa per gramatiken nuk kisha desht kurre qe nje arrogant paragjykues si ti te me mesoje mua.

  • Iris: 19/10/2022 00:42

    Shoqeria e keqe dhe kushtet ekonomike mund te ndikojne,por fillohet nga familja.Problemi qe kemi ne Shqiperi eshte qe ne shumicen e rasteve,perfshi dhe kete rast,prinderit i mbrojne femijet,pa pyetur nese eshte e drejte apo jo.Shume rralle,kur kane bere krime shume te renda ia kane lene fatin e tyre drejtesise,por per shumicen e prinderve,femijet e tyre jane me te miret,me te dashurit,me te urtet e me te sjellshmit ne bote,packa se dosjet ne hetuesi e polici mund t'i kene pale.

    Përgjigju
  • Asnjeanes: 18/10/2022 17:37

    O Ty! Se Tyt qeke, ta kishin edukuar me Shkolle e me Pune ai nuk do kishte pasur Kohe te merrej me Kriminele, si shume e shume Djem e Vajza te shkolluar e te punesuar. Shko dhe njehere ne Shkolle e meso mire Gramatiken Shqipe, pastaj eja e shkruaj ketu o Injorant.

    Përgjigju
    • Tyt: 18/10/2022 21:44

      Ti qenke kafshe fare.

  • Asnjeanesi: 18/10/2022 16:03

    As mos e ngri Zerin as mos bertit, as mos akuzo Policine dhe Shtetin se dy pergjegjesit kryesore per Rrugen e keqe te Djalit tuaj jeni ju te dy Prinderit e tije.

    Përgjigju
    • Ilir: 18/10/2022 17:45

      Shiko eshte e thjeshte tja vesh gishtin tjetrit, e verteta eshte fajin e kemi ne si shoqeri. Se ka fajin ajo nen e bab i shkret, e kemi te gjithe ne. Qe nga ajo msus qe se beri dot te mesoje, tek ajo filozofi qe duhet te jesh I forte se gjerat zgjidhen me force, tek si rinia ne vend te edukimit sheh si pergjigje vetem marrjen me trafik ose krim. Si policia se ndaloi qe ne krimin e pare, Ku punonte Ku I gjente leket? Dhe si vuajne per buke ata qe punojne pune te ndershme ( pagesat qesharake dhe gjithashtu ofendimet nga pergjegjesit qe jane me me pak shkolle por lidhje me krimin apo politiken) dhe duke mos pare nje drite nje te ardhe ne fund te tynelit…

    • Ty: 18/10/2022 16:33

      Po Pse jane keta pergjigjes per djalin 29 vjeq? Keta e beren punen e tyre e rriten djalin dhe u munduan ti jepnin eduka aq sa eshte e mundur. Pse I gjykon kur nuk e njeh familjen. Pse nene Thellenxa I tha merru me vrasje ose droge ose me kriminele? Ku ka nene Qe te thote te bejsh kete pune. Pse gjykon kur nuk din historine? Injorant

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim