TIRANE, 31 Janar/ATSH/- Mike Dusi, aktori me prejardhje shqiptare, në festivalin e filmit prestigjioz "Sundance Film Festival", ka parakaluar në tapetin e kuq dhe në skenën e këtij festivali me një shall me shqiponjën dykrerëshe dhe me mbishkrimin Kosova.
Aktori me prejardhje shqiptare, Mike Dusi në premierën botërore të filmit "I'am Michael", në festivalin prestigjioz të filmit "Sundence Film Festival", në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur një shall shumë interesante rreth qafës së tij.
Një shall të kuqe, me shqiponjën dykrerëshe dhe me mbishkrimin Kosova, Mike Duse e kishte të vendosur rreth qafës së tij, duke parakaluar në tapetin e kuq por edhe në skenën e këtij festivali, ku është prezantuar ekipi i filmit.
Mike Dusi është bashkëproducent i këtij filmi, por edhe aktorë./a.g/







