Mikhail Mishustin zgjidhet kryeministër i Rusisë pas dorëheqjes së kabinetit

Mikhail Mishustin zgjidhet kryeministër i Rusisë pas dorëheqjes së kabinetit

Mikhail Mishustin është ratifikuar si Kryeministër i ardhshëm i Rusisë nga deputetët e 'Duma', parlamenti rus, pas një dorëheqjejes së kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Medvedev.

Vladimir Putin më herët kishte propozuar Mishustin, ish-kreun e Shërbimit Federal të Taksave, si një kandidat.

Në një votim dërrmues, 383 ligjvënës mbështetën kandidaturën e Mishustin. Asnjë deputet i vetëm nuk hodhi votën e tij kundër Kryeministrit, por 41 deputetë - anëtarë të Partisë Komuniste Ruse - zgjodhën të abstenojnë.

Mishustin ka premtuar tashmë një riorganizim të madh të kabinetit, do të thotë se disa fytyra të freskëta mund të shfaqen si ministra të rinj. 

"Gjëja e parë për të bërë është që të angazhohemi seriozisht në reformën institucionale dhe të menaxhimit, dhe, natyrisht, të sjellim teknologjitë më të përparuara të informacionit," tha kryeministri i ri.

Mishustin u sugjerua nga Presidenti Vladimir Putin si një zëvendësim i kryeministrit për një kohë të gjatë Dmitry Medvedev, të cilit i është ofruar një pozicion si zëvendës shef i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Politikani 53-vjeçar ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe është përshkruar si një teknokrat me profil të ulët që arriti të shtyjë shërbimin e taksave të Rusisë në një efikasitet të dukshëm.

Por Mishustin është mjaftë i njohur për Putin pasi janë lojtarë të së njëjtës skuadër në Hockey.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Kush është Mikhail Mishustin, Kryeministri i ri i Rusisë, pa faqe në 'Wikipedia' në gjuhën angleze

Deri 24 orë më parë, ish zyrtari i taksave, nuk kishte një faqe Wikipedia në gjuhën angleze por nga sot është Kryeministri i ri i Rusisë.

Para emërimit, Mishustin shërbeu si kreu i Shërbimit Federal të Taksave, ku u bë i njohur si një teknokrat i aftë që reformoi me sukses sistemin fiskal të Rusisë.

Mishustin është kryesisht i panjohur për publikun rus dhe më parë kishte treguar pak ambicie politike.

I lindur në vitin 1966, Kryeministri i ri ka studiuar për Inxhinieri Sistemesh dhe më vonë mori dy doktorata në Ekonomi.

I martuar dhe me tre djem, Mishustin është pianist dhe lojtar hokej në të njëjtën skuadër ku luan edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Ai është vlerësuar sot nga media shtetërore me karakteristikat: Njëriu dixhital, profesionist modern, i vendosur, armik i aktiviteteve të paligjshme, I hapur ndaj teknologjive modern, sovranist, armik i metodave të dhunshme…me pak fjalë, gjithçka ka nevojë Rusia sot - thotë TV shtetëror rus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt