Mikja e shqiptarëve presidente
e Dhomës në Parlamentin Italian

ITALI - Laura Boldrini, një mike e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë është zgjedhur si Presidente e Dhomës në Parlamentin Italian. Laura Boldrini, kandidoi në zgjedhjet italiane me partinë e Niki Vendolës. Boldrini, ish zedhënëse e UNHCR,  mike e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Laura Boldrini ndoqi gjithë çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës në 1999 dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët. Personalisht është kujdesur për sistemimin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Boldrini ka mbajtur qëndrime të hapura dhe publike në favor të çështjes shqiptare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë kryetarja aktuale e Dhomës së Parlamentit italian, qëndroi në krye të zyrës së UNHCR-së në Prishtinë ku u kujdes për kthimin dhe rindërtimin e jetës së shqiptarëve të Kosovës.

Votimi i saj erdhi pas dështimit të djeshëm të tre votimeve radhazi. Laura Boldrini u zgjodh presidente në Dhomën e Deputetëve me 327 vota.

Boldrini është femra e tretë në historinë italiane që do të kryesojë Dhomën e Parlamentit Italian, pas Nilde Ioti dhe Irene Pivettit.

Në fjalimin e saj Boldrini rezervoi një përshendetje të veçantë dhe mirënjohje presidentit italian. "Ekperiencën time do ta ve në shërbim të të gjithëve dhe do të luftojmë kundër varfërisë."- tha Boldrini

Laura Boldrini e partisë “E majta Ekologji Liri” e Niki Vendolas  kandidonte përballë Roberto Fico e "lëvizjes 5 yjet". Kurse nga Lista Monti nuk pati asnjë kandidat për këto dy poste. Ndërsa lideri i Lëvizjes “5 Yje” i cili ka tronditur politikën italiane shkruante në rrjetin social Facebook dhe Twitter, që të hapim Parlamentin si një konservë peshku duke publikuar edhe një foto e marrë në sallën e Senatit, ku shikohet një hapëse konservash. Kritikët kanë deklaruar se tashmë krijimi i qeverisë së re italiane është një problem akoma më serioz për vendin.

PIERO GRASSO NE KRYE TE SENATIT ITALIAN

Është zgjedhur deputeti i PD-së, Piero Grasso si kryetari i Senatit në legjislaturën e 17-të italiane. Deputeti i Partisë Demokratike është zgjedhur në votimin e tretë me 137 vota .

Ish-prokurori i përgjithshëm kundër mafias, Piero Grasso fitoi kundër kryetarit të Senatit aktualisht në detyrë Renato Schifani, kandidat i PDL-së i cili mori 116 vota.

Piero Grasso ka lindur më 1 janar 1945 në Licata të Sicilisë dhe është një politikan italian dhe që prej vitit 2005 ka qenë prokuror i përgjithshëm i antimafias.

Gjithashtu ka qenë prokuror i Palermos për disa vite me radhë i cili ka ndjekur çështje të ndryshme administrative dhe krimit të organizuar.

Redaksia Online
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata