Mikpritja e hoteleve për të prekurit nga tërmeti, Klosi: Rast unikal e suksesi në historinë e turizmit

Mikpritja e hoteleve për të prekurit nga tërmeti, Klosi: Rast unikal e suksesi në historinë e turizmit

14 shkurti shënon ditën e celebrimit të dashurisë, por për ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, dashuria më e madhe u shënua nga mikëpritja e hotelerive të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Për Klosin kjo ishte shenja e madhe e festimit të dashurisë së 'shqiptarit me shqiptarin, dashuria për njeriun'.

Gjatë një studimi në lidhje me ''Sjelljet dhe Qëndrimet e personave të strehuar në hotele si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit” nga PNUD dhe Ministria e Turizmin, u tregua qartë se 'Rasti i Shqipërisë, ku 6 mijë njerëz u strehuan pa kontratë dhe marrëveshje paraprake nga qeveria është unikal dhe do të përdoret gjerësisht si një rast suksesi në historinë e Organizatës Botërore të Turizmit'.

Ministri Klosi u shpreh se ky rast tregoi se  Shqipëria dhe shqiptarët, mikpritja dhe dashuria e tyre është unikale dhe e papërsëritshme dhe tërmeti i 26 nëntorit ishte dëshmi e qartë e saj.

'E gjithë kjo punë që kemi bërë gjatë këtyre 2 muajve duke paraqitur rastin e tërmetit në mënyrën se si industria e turizmit shqiptar menaxhoi brenda këtij solidariteti shqiptar, dashurisë shqiptare, ndjenjën pozitive shqiptare të tragjedisë është një nga rastet unikale në gjithë botën, ku kjo ndjesia e hapjes së shtëpisë pa pyetur se nga vjen, pothuaj ka marrë fund. Rasti i Shqipërisë po përdoret gjerësisht tashmë si një rast suksesi në historinë e Organizatës Botërore të Turizmit pasi realisht ajo që ndodhi në Shqipëri është unikale dhe besoj e papërsëritshme, nuk ka raste të tilla. Studimet që kanë bërë ekspertët nuk ka raste të ngjashme në asnjë situatë tjetër, mund të ketë raste me kontrata që qeveritë të ndryshme mund të kenë pranuar në hotele të caktuara njerëz me kontratë, por ajo që ndodhi në Shqipëri ku 6 mijë njerëz u sistemuan pa asnjë kontratë, pa asnjë marrëveshje paraprake ishte e papërsëritshme', tha Klosi.

Pjesë e studimit ishin fëmijët, të rinjtë e papunë dhe të pa arsimuar si dhe mosha e tretë, ku që të gjithë shprehën vlerësime pozitive si për atmosferën në hotele, higjienën, shërbimin, komunikimin, empatia dhe trajtimin me dinjitet të tyre, duke qenë një tregues i rëndësishëm në krijimin e një atmosfere pozitive edhe për turizmin.

Për Ministrin Klosi ky është një identifikim i rëndësishëm 'për të vazhduar qartazi me politikat në mbështetje të hotelierëve'.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 14/02/2020 16:46

    C'FARE SUKSESI KA turizmi ku e sheh suksesin,,,ne durres apo golem,,apo qerret,,apo ne shengjin,,,,si nuk paske turp o blend e hanke turpin me buke,,c'do gje ne plazh eshte gabim,,,qysh ne planifikim ,,planimetri,,,1 m larg njeri-tjetrin,,pa aspak estetike,,,pa parking makinash,,pa rruge,,,ndertime mbi rere,,,pa pishina,,pa uje,,pa perpunim te ujrave te zeza,,,aty duhet shembur gjithcka e te behet nga e para me planimetri ne dore me distanca 40 m larg njeri-tjetrin...duhet te presim nja 100 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja