Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit në aksin Milot-Rubik, janë përfshirë një minibus dhe një karrotrec


Autobusi që u përplas me karrotrecin

Në aksident janë përfshirë tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P. 


Karrotreci 

Policia është ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punohet për të hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:20. Të plagosurit në gjendje më të rëndë që kanë pasur nevojë për një ndërhyrje më të kujdesshme janë nisur drejt Spitalit Lezhës, ndërsa ata me më pak dëmtime  më të vogla po vazhdojnë të kurohen ne Spitalin e Laçit. Mësohet   se të plagosurit   ndodhen jashtë rrezikut për jetën.