Miku i afërt i Schumacher: Aksidenti ka pasur pasoja, gënjejnë ata që thonë se dinë diçka

Miku i afërt i Schumacher: Aksidenti ka pasur pasoja, gënjejnë ata që thonë se dinë diçka

Schumacher dhe Jean Todt

Ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt ka bërë të qartë se aksidenti i Michael Schumacher ka pasur pasoja dhe ka kërkuar që ta lënë të qetë familjen e legjendës së Formula 1. Miku i mirë i familjes së gjermanit e viziton legjendën e F1 të paktën një herë në muaj në vilën e tij në Gjenevë. Në dhjetor të 2013, kampioni i 7-fishtë i botës në Formula 1 pësoi një aksident duke bërë ski dhe prej asaj kohe është në gjendje kome të induktuar.

"Ta lëmë të qetë. I respektojmë dëshirat për privatësi të Corinnas dhe fëmijëve të saj, edhe pse e dimë me siguri që aksidenti ka pasur pasoja. Por, kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë", tha fillimisht ish-kreu i skuderisë italiane.

Më pas Todt u ndal edhe te familja e legjendës së Ferrarit dhe te privatësia e domosdoshme.

"Unë gjithmonë shkoj për ta vizituar. Ai dhe familja e tij, janë familja ime”, ka deklaruar 77-vjeçari për gazetën italiane, Corriere della Sera.

Gjatë kohës që ishte shef ekzekutiv i Ferrarrit, Todt ka shijuar suksese të mëdha me Schumacher si pjesë të "Kokëkuqes", i cili fitoi pesë tituj radhazi (2000-2004) kampion bote në Formula 1.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor