Miku i Genc Ferhatit me tre të dënuar dhunuan të riun në burgun e Rrogozhinës (Emrat dhe detajet nga përleshja)

REPORT TV zbardh emrat e personave që u përfshinë mbrëmjen e djeshme në përleshjen në palestrën e burgut të Rrogozhinës. Vilson Veizi, Arben Haxhihyseni, Nikolin Dokla dhe Endrit Goga janë katër të dënuarit që kanë goditur me shkelma, grushte dhe mjete të tjera të burgosurin tjetër Bajram Myftaraj 26 vjeç.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se sherri ka nisur në momentin që të dënuarit po hynin në palestrën e burgut. Debati ka nisur në praninë e njërit prej gardianëve të burgut, i cili është pezulluar nga detyra, ndërsa të burgosurit që u përfshinë në përleshje do të transferohen në burgje të tjera të vendit për të shmangur vijimin e konfliktit. Bajram Myftaraj i cili vuan dënimin trafik droge ndodhet në gjendje të rëndë në Tiranë, pas dhunës.

Katër të dënuarit e tjerë, njëri prej të cilëve është i dënuar për vrasje morën plagë të lehta nga sherri dhe pas mjekimit në spitalin e burgut janë rikthyer në qeli. Report Tv mëson se Arben Haxhihyseni, pra njëri prej të dënuarve që u përfshi në përleshje është miku i Genc Ferhatit, një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025