Përplasje masive në burgun e Rrogozhinës, plagoset rëndë një i dënuar

Disa të dënuar janë plagosur si pasojë e një përleshje në burgun e Rrogozhinës. Gazetari i Report Tv në Elbasan, Aldo Kozarja raporton se në përplasje janë përfshirë gjashtë të dënuar, ndërsa sherri ka nisur pasditen e stome në palestrën e burgut.

Të gjithë personat që u përfshinë në përplasje kanë marrë plagë, por më rëndë ndodhet i dënuari Bajram Myftaraj 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po sipas burimeve, ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur të riun Myftaraj.

E ndërsa Myftaraj është dërguar në Tiranë, të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë