Prej disa ditësh mediat e huaja janë duke komentuar dhe aluduar për një shtatzëni të mundshme të aktores Mila Kunis, e cila aktualisht është në një lidhje me Ashton Kutcher.
Sipas Daily Mail aktorja ka ngjallur dyshime për shkak të fotove të fundit të publikuara në të cilën barku i saj dukej më i fryrë se zakonisht.
Por më pas ka qenë zëdhënësi i Kunis që i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se Kunis nuk është shtatzënë.
Aludime të tilla në media janë bërë edhe për shkak të deklaratës të vetë aktores, e cila është shprehur se do të dëshironte të krijonte një familje dhe një fëmijë për t’iu përkushtuar.
Edhe burime të afërta pranë Ashton Kutcher pohojnë se ai do të ishte lumtur të kishte një fëmijë duke qenë se me aktoren Demi Moore ishte e pamundur për shkak të moshës së saj.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com