Aktorja Mila Kunis ka qenë e pranishme në “Toronto International Film Festival” për promovimin e filmit “Third Person” dhe nuk është dukur aspak e lumtur.

Përkundrazi Mila u shfaq e zymtë dhe me një pamje të rëndë.

mila kunis

Si duket lajmi se i dashuri i saj Ashton Kutcher dhe ish gruaja e tij Demi Moore kanë fluturuar në të njëjtin avion drejt Los Angelesit nuk i ka pëlqyer aspak.

Madje ata janë komentuar në media se janë parë mjaft të qeshur teksa bisedonin së bashku.

mila kunis

Edhe në momentin që ajo ka pozuar së bashku me koleget e saj para kamerave nuk është dukur fare në humor.

Pavarsisht këtyre një burim ka thënë për mediat e huaja se Ashton e do me të vërtetë bukuroshen Kunis, madje ka ndërmend ti propozojë për martesë asaj.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)