Milaim Zeka në Report Tv: Mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Kosovës dhe Shqipërisë i duhet një 'Diktator Demokrat'

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv për të komentuar zgjedhjet në Kosovë është ish deputeti i Partisë "Nisma' Milaim Zeka.

Zeka ka thënë se Albin Kurit pavarësisht se ka fituar shumë vota ka presione nga të gjitha anët. Ai ndër të tjera ka deklaruar se Kosova mund të shkojë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse vendos Amerika. Këtë Zeka e ka lidhur me vizitën që Vjosa Osmani po zhvillon në Amerikë. Sipas Zekës nëse SHBA vëren se Kurti nuk i plotëson kushtet e vendosura prej tyre atëherë nuk do të lejojë koalicione në Kosovë.
 
" Albin Kurti mbas meje është i vetmi lider që nuk është shantazhuar e i korruptuar. SHBA do të japë një recetë se Vjosa Osmanit për  mënyrën se si do të udhëheq Kosovën apo bashkë udhëheq së bashku me Kurtin. Mund të shkojmë edhe në zgjedhje të jashtëzokonshme. Koalicion unë do të bëja me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Unë i besoj personi dhe jo partisë. Janë persona të mirë dhe nuk janë të involvuar në korrupsion."

Për sa i përket Vjosa Osmanit e cila është thirru për një koalicion nga Albin Kurti, Zeka ka thënë se nuk mund të jetë lidere e Kosovës për shkak se për këtë post duhet një Diktator Demokrat.

"Albin Kurti mbas meje është i vetmi lider që nuk është shantazhuar. I nevojitet një politikan që nuk është hajdut. I ka edhe Vjosa por ajo nuk ka fuqi ekzekutive" ka thënë Zeka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:43
Zeka: Shqipëria vdes po të bojkotohet nga turistët e Kosovës

1571244092_LogoReportTVERE2.00330825.Still004.jpg
Ish -deputeti i Partisë "Nisma' Milaim Zeka duke folur rreth tarifës që duhet të paguajnë përdoruesit e rrugës së Kombit, e ka quajtur një çmenduri. Ai ndër të tjera ka thënë se ekonomia e Shqipërisë do të shkatërrohej nëse turistët kosovarë do të bojkotonin.

"Taksa për Kosovën për veturat dhe për Kamionët është çmenduri. Shqipëria vdes po të bojkotohet pa turistët e Kosovës. I tërë bregdeti jeton nga paratë e Kosovarëve gjatë tre muajve të verës. Albin Kurti duhet të veprojë për taksën. Rama ka shitur pallavra dhe kurrë nuk ka bërë diçka për tu krenuar." ka thënë ndër të tjera Zeka.

Ora 18:36
Milaim Zeka në Report Tv: Albin Kurti është i vetmi politikan pas meje që nuk është i korruptuar, do bëja koalicion

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ish deputeti i Partisë "Nisma' Milaim Zeka ka thënë se Albin Kurti është politikani i vetëm pas tij që nuk është i korruptuar. Sipas Zekës ai dhe partia që drejton do të bënte koalicion vetëm me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

" Albin Kurti mbas meje është i vetmi lider që nuk është shantazhuar e i korruptuar. SHBA do të japë një recetë se Vjosa Osmanit për  mënyrën se si do të udhëheq Kosovën apo bashkë udhëheq së bashku me Kurtin. Mund të shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme. Koalicion unë do të bëja me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Unë i besoj personi dhe jo partisë. Janë persona të mirë dhe nuk janë të involvuar në korrupsion."

Ora 18:35
Dialogu Kosovë-Serbi/ A do ta heqë Albin Kurti taksën? Si përgjigjet Milaim Zeka


Për sa i përket dialogut me Serbinë, Zeka ka thënë duhet të kryhen detyrat që i janë lënë Kosovës nga BE dhe SHBA. Sipas Zekës Kurti duhet të heqë dorë nga veprimet e hekurta dhe të bëjë dialog me Serbinë si dhe të heqë taksën.

"Helmimi i komisionerëve, ju se keni marrë gabim, por largimi i komisionerëve nga qendrat ku po numrohen votat, por mjkët thanë se ska helmim, Kjo tregon se kundërshtarët po duan të përmbysin rezultatin e Albin Kurtit. Qeveria në ardhje duhet të ketë dialogun me Serbinë dhe heqjen e Taskës. Nëse Kurti kundërshton dialogun dhe propozimet nga Brukseli dhe Washingtoni do të rrëzohet si qeveri. Kurti vijon të jetë i hekurt, ai tha se nuk mund të premtojë rezultate me Serbinë dhe kjo do të thotë se ai nuk do të nënshtrohet. Por çmimi ngelet për tu parë." ka deklaruar ndër të tjera Zeka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erion: 16/10/2019 19:08

    ne fakt vdesin turistet po qe se nuk i lejojne te kufiri te marrin domatet me vete...ata fare turistesh o zot

    Përgjigju
  • Andi: 16/10/2019 18:54

    Ky paska rrjedhur... Qenka ne fazen e Nikoll Lesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura