Federata Australiane e Futbollit ka dhënë miratimin për zhvillimin e një ndeshjeje të Serie A midis Milanit dhe Comos në qytetin e Perthit, një ngjarje që pritet të tërheqë vëmendjen e shumë tifozëve të futbollit. Vendimi është bërë i ditur përmes një letre të dërguar nga Federata Australiane drejt ministres së Sportit të Australisë Perëndimore.

Sipas dokumentacionit, hapat e mëtejshëm përfshijnë dërgimin e dokumenteve të nevojshme për Konfederatën Aziatike të Futbollit (AFC) dhe FIFA-n për miratimin e plotë të ndeshjes.

Në letër, Federata Australiane ka theksuar se një pjesë e të ardhurave nga ky eveniment do të përdoret për zhvillimin e futbollit lokal dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitete të lidhura me Serinë A.

Gjithashtu, është siguruar që ndeshja nuk do të përplaset me programin e ndeshjeve të kampionatit vendas apo me ato të kombëtareve, duke siguruar një ndikim pozitiv për sportin në rajon. Nëse miratimi final i eventit arrin nga AFC dhe FIFA, kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e Serie A zhvillohet jashtë territorit të Italisë, teksa shumë persona e shohin si të rrezikshëm. Dueli është programuar për në shkurt 2026.

Ndërkohë që sfida mes Villarreal dhe Barcelonës e programuar për në Miami të SHBA-së, është anuluar nga La Liga.