Milan dhe Allegri kanë besimin e duhur: Mund t’ia dalim edhe kundër Barçës

Milan dhe Allegri kanë besimin e duhur: Mund t’ia dalim edhe kundër Barçës
Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Parmën, ka komentuar shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, që e nxori skuadrën e tij përballë skuadrës kampione në fuqi, Barcelona.

“Barça është kundërshtari më i fortë, skuadra më e mirë në botë. Megjithatë, mendoj se mund të luajmë denjësisht kundër saj. Parasegjithash ne jemi Milani dhe shikojmë pozitivisht. Nëse e mposhtim Barcelonën do ta kemi më lehtë për të arritur në finale”, ka theksuar Alegri.

Skuadra kuqezi luajti në vjeshtë kundër katalanasve në fazën e grupeve. “Ne jemi skuadër më e mirë se në vjeshtë, kurse ato dy ndeshje do të na ndihmojnë shumë për ta përgatitur sa më mirë lojën. Nuk ndryshon asgjë, duhet t’i sulmojmë me ritëm të lartë dhe të jemi të përqendruar që nga fillimi e deri në fund të 180 minutave".

"Shpresoj të kem në dispozicion të gjithë lojtarët, mirëpo para sfidës me Barcelonën duhet të mendojmë për atë me Parmën në kampionat. Nuk kemi shumë hapësirë për gabime në Serie A, pasi Juventusi është afër”, ka shtuar Alegri.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund