Milan eliminohet me kokën lart, një penallti e dyshimtë për Barcelonën

Milan eliminohet me kokën lart, një penallti e dyshimtë për Barcelonën
Barcelona ka triumfuar me shifrat 3-1 kundër Milanit në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Ligën e Kampionëve. Takimi i parë i zhvilluar në San Siro përfundoi pa gola, ndërsa pas përballjes në Camp Nou, në gjysmëfinale kualifikohen katalanasit falë edhe një gjykimi të dyshimtë të holandezit Kuipers.

Skuadra Blaugrana dominoi në gjysmën e parë të lojës që nga fillimi. Pas një gabimi të mbrojtjes mysafire dhe ndërhyrjes së gabuar të Luca Antoninit ndaj Lionel Messin, arbitri akordoi penalti. Argjentinasi mori përgjegjësinë për të shënuar golin e 50-të në karrierë në garën më të madhe evropiane për klube (11’).

Përkundër sulmeve të vazhdueshme të katalanasve, mbrojtja kuqezi arriti të përballojë, dhe në rastin e tyre të parë, kuqezinjtë e barazuan rezultatin. Antonio Nocerino pranoi një top nga Zlatan Ibrahimovic për të heshtur tifozët në Camp Nou (33’).

Megjithatë, angazhimi i lojtarëve të Milanit u hodh poshtë, kur gjyqtari akordoi një tjetër penallti, kësaj radhe të diskutueshme, të cilën e konvertoi sërish në gol Messi (41’). Mysafirët e filluan mirë gjysmën e dytë të takimit duke tentuar t’i ndëshkonin vendasit por pa sukses. Pas një goditjeje të Lionel Messit në drejtim të portës, topi u devijua për të shkuar te Andres Iniesta dhe spanjolli me qetësi shënoi golin e tretë për vendasit (53’) duke vulosur kualifikimin.

Është kualifikuar edhe Bayern Munchen, pas fitores identike me atë të sfidës së parë, në ndeshjen ndaj Marseille 2-0. Golat e bavarezëve erdhën nga kroati olic, dhe me shumë gjasa, Bayern do luajë ndaj Realit në gjysmëfinale.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues

'Cens 2023' përçan pakicën maqedonase! Bullgarët të kanaqur: Rezultat surprizues