Milan fiton derbin dhe shpreson për
Champions, Interi në krizë zyrtare

Milan fiton derbin dhe shpreson për<br />Champions, Interi në krizë zyrtare
Milani fiton 3-0 derbin e 186 të “Madoninës” përballë Interit duke e futur zyrtarisht në krizë. Ndryshe nga sa pritej kuqezinjtë u ‘ringjallën’ pas problemeve duke zhytur zikaltërit dhe shpresuar akoma më shumë për një vend në zonën e Champions League për edicionin tjetër.
 
Interi e nisi mjaft mirë ndeshjen duke qenë më konkret në pjesën e parë me Eder, që nëse do të ishte treguar më konkret mund të kishte shënuar, por ‘gardiani’ i kuqezinjve dhe fati nuk ishin me blerjen e re të zikaltërve.
 
Atë që nuk e bëri Interi, e bëri Milani me Alex që kalon Milanin në avantazh pas një krosimi të bukur të japonezit Honda.
 
Në pjesën e dytë miqtë rritën intensitetin e lojës me shpresën për të barazuar, por kontestimet dhe pretendimet për një penallti fillimisht nxorën Mancinin jashtë nga arbitri.
 
Nuk kaluan shumë minuta dhe Interi fut në fushë Icardin, i cili fitoi një penallti të diskutueshme, por që nuk arriti ta shfrytëzonte saktësisht, pasi ekzekutimi u ndal nga shtylla duke humbur shansin për të barazuar.
 
Shanset e humbura dekurajuan Interin duke zhvendosur Milanin akoma më shumë në zonën kundërshtare duke gjetur hapësira dhe goditur dy herë të tjera me Bacca 73’ dhe Niang 77’.
 
Me këtë tripikësh, Milani ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e 6, ndërsa Interi mbetet në vendin e 4, por tashmë është 9 pikë larg nga Napoli i vendit të parë dhe Juventusit që fituan sërish ndaj Empolit dhe Chievo.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim