Milan nis sonte sezonin në Seria A/ Pioli: Jemi më të fortë se vjet! Mancini: 'Djalli' si Italia ime kampione Europe

Pas Interit dhe Juventusit sonte do jetë radha e Milanit për të debutuar në Seria A, pasi në orën 20:45 do të luajë në transfertën e Sampdorias. ‘Djalli’ i rikthyer në Champions League pas 7 vitesh i besoi sërish për sezonin e ri Stefano Piolit, që në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian e ka cilësuar Milanin një ‘skuadër më të fortë dhe të përmirësuar ndjeshëm’.

Këtë sezon Milani synon ende të kapë katër vendet e para, por rrugës nuk përjashton as surprizat. ‘Djalli’ ka humbur Donaruman dhe Calhanoglu me parametra zero, ndërsa deri më tani i janë bashkuar portieri Maignan, Florenzi nga Roma dhe Oliver Giroud nga Chelsea. Dy të fundit patjetër që kanë sjellë shumë ekpseriencë, por tifozët janë ende sy e veshë nga merkato pasi përflitet emra si Bakayoko, Bernardo Silva dhe Berardi, që do ta bënin skuadrën të kompletuar.

Këtë Milan në ndërtim e ka vlerësuar edhe Roberto Mancini, trajneri që shpalli Italinë kampione Europe. Sipas Mancinit “‘djalli’ dhe Atalanta janë dy skuadrat e vetme në Seria A që i ngjajnë ‘axurrëve’. Ata ushtrojnë pressing, lojë kolektive dhe sulmuese”.

Milan për përballjen me Sampdorian do ketë të padisponueshëm Ibrahimovic dhe Kessie, të dy të dëmtuar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë