/ATSH-Arbi Fortuzi/- Ka përfunduar në barazim derbi milanez mes kuqezinjve dhe Interit, i luajtur mbrëmien e djeshme në kuadër të javës së 12-të të serisë A, në "San Siro", ku ishin të pranishëm gati 80 000 spektaktorë.
Golit të Menez në minutën e '23, produkt i një super-kombinimi mes francezit dhe El Sharawit, iu përgjigj në pjesën e dytë Jon Obi (goli i parë në serinë "A" për 23-vjeçarin) në minutën e '61.
Nigeriani përmes një predhe të lëshuar diagonalisht në hyrje të zonës së Milanit, shtangu Diego Lopezin dhe i dha buzëqeshjen e parë Roberto Mançinit në debutimin e tij në stolin e Interit. Duhet thënë se rastet folën më shumë për Milanin, por tekniku i ri zikaltër kishte dhe fatin me vete. Ai nisi aventurën e tij të re me Interin me një barazim në derbi. Ky barazim zbret në vendin e 7-të Milianin e Inzaghit me 18 pikë, aq sa edhe Udineze, ndërsa Interi është në vendin e 9-të me 17 pikë.
-Klasfikimi: Juventus 31 Pikë, Roma 28, Napoli 22, Sampdoria 21, Genoa 19, Lacio 19, Milan dhe Udine 18 Pikë, Inter 17 Pikë, Fiorentina 16, Sasuolo 15, Verona 14....mbyllin klasfikimin, Chievo 9 Pikë, Cezena 8 Pikë dhe Parma 6 Pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera të serisë A:
Lacio-Juventus 0-3
Atalanta-Roma 1-2
Napoli-Cagliari 3-3
Torino-Sasuolo 0-1
Udineze-Chievo 1-1
Parma-Empoli 0-2
Verona-Fiorentina 1-2
Cezena-Sampdoria 1-1
Genoa-Palermo: Sot në mbrëmje
/Shqiptarja.com