Milan ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon të kampionatit italian pasi është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Napoli. Ndërsa në kampionatin spanjoll, Real Madrid ka marrë fitoren me rezultatin 2-1 në përballjen me Atletico Madrid

Pjesa e parë e ndeshjes Milan-Napoli përfundoi me barazim, por në nisje të pjesës së dytë, golin e avantazhit e shënoi Matteo Politano në minutën 55.

Milan arriti të ulte shpresat për fitore pasi në minutën 69, Olivier Giroud arriti të shënonte në portën e kundërshtarëve. Por mjaftuan vetëm pak minuta që të shënonin golin e fitores napolitanët. Në minutën 78, ishte Giovanni Simeone që me një gjuajtje me kokë bëri të mundur që Napoli të merrte 3 pikët dhe të ngjitej në kreun e Serie A.

Ndërsa në kampionatin spanjoll, 2 golat u shënuan që në pjesën e parë nga Real Madrid. Një kthesë erdhi vetëm nga fundi i pjesës së dytë nga Atletico Madrid, por që sërish nuk ia doli të 'rrëmbente' fitoren.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Reali 'galaktik' në derbi, mposht Atletico-n mes tensionit në 'Metropolitano'

1663534458_ca20a62a412f1e414858953bae3ed3c9o2.jpg

Real Madrid ka marrë fitoren me rezultatin 2-1 në derbin e flaktë me Atletico Madrid. Që në minutën e 18, Rodrygo shënoi golin e avantazhit.

Më pas në minutën 36, shansi erdhi për Federico Valverde, i cili i dha golin e dytë kampionëve të Spanjës duke humbur shpresat e Atletico Madrid.

Ndeshja mori një kthesë vetëm në minutën 83 me golin e Mario Hermoso, por që nuk ndryshoi rezultatin final.

Në 3 duelet e fundit mes tyre në kampionat, 1 herë ka fituar Atletico, njëherë Reali dhe një sfidë është mbyllur në barazim.