Milan është rikthyer te fitorja pas 4 barazimeve dhe 1 humbje radhazi. Tri pikë me vlerë sa i përket luftës për në Europa League, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi i Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso kanë fituar 2-1 në Bologna, me gola të shënuar nga Calhanoglu në minutën e 34-t dhe Bonaventura në sekondat shtesë të fraksionit të parë.

De Maio për vendasit hapi takimin në minutën e 74-t, por pa mundur dot që Bologna të merrte të paktën 1 pikë. Milan mbetet në vend të shtatë, 1 pikë pas Atalantës, ndërsa Bologna në vend të 12-të.

Atalanta e Etrit Berishës ka fituar 3-1 në shtëpi ndaj Genoa-s, një rezultat që e mban ekipin bergamask në vendin e gjashtë, çka do të thotë pjesëmarrje në Europa League për edicionin e ardhshëm.

Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate:

Crotone-Sassuolo 4-1

Benevento-Udinese 3-3

Verona-SPAL 1-3

Sampdoria-Cagliari 4-1.

Në 18:00 luhet Fiorentina-Napoli, ndërsa në 20:45 luhet Torino-Lazio.