Milani tronditi Napolin mbrëmjen e sotme duke i shënuar plot 4 gola në “Diego Armando Maradona”.  Dy gola të Leaos, një gol të Brahim Diaz dhe dhe një Saelemakers, i cili sapo ishte futur në lojë. 

Kishte plot 8 vite që skuadra kryesuese e Serisë A, Napoli, nuk pësonte 4 gola në shtëpi. Herën e fundit, një disfatë të ngjashme e kishte pësuar Interi. Bëhet fjalë për 27 shtatorin e vitit 2015. Asokohe ziklatrit kryesonin kampionatin, ndërkohë që u mposhtën me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Fiorentinës. 

Kuqezinjtë e zhbllokuan sfidën në minutën e 17’ me Leaon, dhe pas 8 minutash Brahim Diaz dyfishoi shifrat. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të Milanit. Pjesa e dytë rezultoi edhe më e mirë për ekipin e Piolit. Në të 59’ Leao shënoi të tretin duke shtangur “axurrët”. Sfida u vulos në minutën e 67’ me Salmakers i cili shënoi golin e katërt. Me këtë fitore fantastike, Milani ngjitet në vendin e 3-të me 51 pikë dhe Napoli kryeson kampionatin me 71 pikë. Teksa Inter tashmë e gjen veten në vendin e 5 dhe jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.  

Sfida e sotme ishte një antipastë për dy përballjet e ardhshme të këtyre dy skuadrave në çerekfinalet e Champions League në mesin e këtij muaji.