Milani barazon me United në Europa League, prenotojnë çerekfinalet Roma, Arsenal e Tottenham

Superndeshja e fazës së 1/8 të Europa League mes Manchester United dhe Milanit nuk ka prodhuar fitues në aktin e parë. Në “Old Traford” italianët bënë një paraqitje të mirë dhe barazuan 1-1 ndaj anglezëve. Në fillimin e pjesës së dytë United kaloi në avantazh me Diallo por në kohën shtesë barazoi po me kokë mbrojtësi Kjaer për Milanin. Kualifikimi është i hapur dhe vendoset pas një jave në “San Siro”.

 Ekipi tjetër italian Roma hipotekoi kalimin për në çerekfinalet e Euopa League pasi mposhti 3-0 Shakhtar Donetsk në “Olimpico”. Ndeshja e parë e 1/8 u zhbllokua nga Lorenzo Pellegrini e më pas realizuan edhe El Shaaraëy e Mancini. Verdhekuqtë gati sigurojnë kalimin më tej.

Edhe dy ekipet e tjera angleze Arsenal e Tottenham i kanë fituar duelet e para të 1/8 në Europa League dhe hedhin një hap të rëndësishëm për të kaluar më tej. Arsenali triumfoi në Greqi 3-1 ndaj Olympiacos. Oodegaard , Gabriel dhe Elneny ishin autorët e golave për londinezët.

Ndërkaq falë dygolëshit të Harry Kane , Tottenham likuidoi 2-0 Dinamon e Zagrebit dhe hipotekon fazën çerekfinale.  Fitore me aromë kualifikimi arritën edhe Ajax e dy ekipet spanjolle Villarreal e Granada./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë