Milani 'digjet' nga Spezia, Napoli shtang Juven! Barcelona s'e llogarit fitoren, Guardiola s'e llogarit Mourinho-n

Milani 'digjet' nga Spezia, Napoli shtang Juven! Barcelona s'e llogarit fitoren, Guardiola s'e llogarit Mourinho-n

Milan është shtangur për llogari të javës së 22 të Seria A nga Spezia, e cila e ka mposhtur 2-0. Një humbje që mund t’i kushtojë vendin e parë ‘djallit’ në rast se Inter arrin të fitojë sonte kundër Lazio-s.

Sa i përket sfidës me Spezia-n, Milan zhgënjeu edhe në lojë, ndërsa goli i parë erdhi në minutën e 56 nga Maggiore. Teksa pritej reagimi i skuadrës së Piolit vendasit dyfishuan dhe hipotekuan fitoren me Bastonin. Për t’u veçuar në këtë ndeshje edhe paraqitje e mbarojtësit të kombëtares Ismajli, i cili kishtë një përballje jashtëzakonisht të vështirë me Ibrën, të cilin e anuloi.

Ndërkohë humbja ka marrë edhe Juventusi që në supersfidën e javës është mposhtur 1-0 nga Napoli. Skuadra e Gatusso-s ka marrë një trepikësh shumë të vlefshëm në momentin më kritik kur edhe tifozët i ishin kthyer kundër. Golin tre pikësh e realizoi Insigne me penallti, ndërsa tani Napoli është dy pikë larg Juves së vendit të tretë.

Sakaq në La Liga Barcelona vijon me rezultatet fantastike, pasi ka fituar 5-1 kundër Alaves. Për katalanasit kjo ishte fitorja e 6 radhazi në La Liga, ndërsa për këtë qëllim realizuan Messi dhe Trincao ‘dopietë’, ndërsa një herë shënoi edhe Firpo.

Në Premier League Manchester City vijon të mos lëshojë pe për fitimin e titullit kampion. ‘Qytetarët’ e Guardiolës kanë fituar pastër 3-0 kundër Tottenham-it të Jose Mourinho-s, duke qëndruar 7 pikë larg vendit të dytë në një kohë kur kanë edhe një ndeshje më pak.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit