Milani e Roma ndajnë pikët
Reali i Zidane e nis me vrull 

Milani e Roma ndajnë pikët<br />Reali i Zidane e nis me vrull 
Nuk ka fitues në kryendeshjen e javës së 19 në kampionatin italian mes Romës dhe Milanit të zhvilluar në ‘Olimpico’ pasi 90’ kanë përfunduar në barazim 1-1. Rezultati nuk u bën punë asnjërit, pasi objektivi ishte 3 pikëshi.

Barazimi rrezikon postet e dy teknikëve, Garcias së Romës dhe serbit të Milanit, Mihajlovic, që nuk bindi duke mos justifikuar besimin e Berlusconit. Dy teknikët janë në prag shkarkimi dhe në orët në vijim priten reagime nga dy klubet, pasi edicioni nuk plotëson pritshmëritë.

Ndeshja në ‘Olimpico’ prodhoi lojë dhe raste pa fund. Roma e nisi mirë duke kalaur në avantazh që në minutën e 7 me Antonio Ruediger. Goli çorientoi kuqezinjtë e Milanit, që nuk po dilnin në lojën e tyre, por pjesa e dytë ishte tablo tjetër.

Milani dominoi 45’ e fraksionit të dytë, fillimisht duke barazuar me Kucka, ndërsa në vazhdim kishte shumë raste të arta për të kaluar në avantazh. Kucka pas golit humbi një tjetër rast të pastër duke sjellë reagimin e ashpër të Mihajlovic, i cili u largua më pas nga bankina nga arbitrat. Pas javës së 19 Roma mbetet në vendin e 5 me 34 pikë, ndërsa Milani një pozicion më poshtë me 29 pikë.

Surprizë ishte humbja e Fiorentinës në shtëpi përballë Lazios 1-3 duke bërë që të harrohet edhe gabimi i shqiptarit Berisha në golin e vetëm që shënuan vendasit. Ndërsa Carpi fitoi ndaj Udineses 2-1.

Në Spanjë nuk ka hapa fals nga të mëdha, pasi fillimisht Barcelona mundi Granadën 4-0, ndërsa në mbrëmje ishte radha e Zidanes për të debutuar me Realin e Madridit në një stadium të tejmbushur 5-0 përballë Deportivos. Tre nga golat e Realit u shënuan nga Bale, ndërsa dy nga Benzema. Sevilja fitoi me lehtësi përballë Bilbaos 2-0.





d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë