Milani fiton bindshëm ndaj Empolit/ Piatek i pandalshëm

Milani fiton bindshëm ndaj Empolit/ Piatek i pandalshëm

Piatek gjatë festimit të golit të tij

Milani fitoi në mbremjen e së premtes sfidën ndaj Empolit me rezultatin e pastër 3-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gatuzo arritën pas fitorës së sotme të sigurojnë 3 pikëshin me të cilat ruajnë vendin e katërt në serinë A.

Ishte ylli i ri I skuadrës Milaniste ai I cili me anë të një goli fantastik zhbllokoi sfidën në minutën e 49’. Nuk vonoi shumë  që Kessie të dyfishonte rezalultatin pasi ai shënoi dy minuta pas golit të parë. Goli i tretë mban vulën e Castillejo në minutën e 67’.

Ai që shkëlqeu në mbremjen e së premtes ishte Piatek pasi ai shënoi golin e katërt rresht në katër paraqitje, lojtari i fundit që ka shënuar në katër ndeshjet e para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff  në vitin 1998. Ai ka shënuar gjithsej 7 gola në gjashtë paraqitje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë