Milani vijon të fitojë dhe në javën e pestë mposhti 2-0 Venezian duke kapur Interin në krye të klasifikimit të Serisë A me 13 pikë. Edhe pse me lojtarë që më shumë kanë qëndruar në pankinë kuqezinjtë dominuan që nga fillimi por golat i shënuan kur në fushë u fut Theo Hernadez. Mbrojtësi i majtë fillimisht shërbeu asist për Brahim Diaz e më pas shënoi vet.
U deshën pesë javë kampionat që Juventusi të siguronte fitoren e parë në Serinë A. Pas një nisje të tmerrshme bardhezinjtë mposhtën me përmbysje në transfertë Spezian 3-2 dhe ngjiten në kuotën e 5 pikëve. Ndeshja e djeshme ishte spektakolare me Ken që kaloi torinezët në avantazh por Spezia shënoi dy herë më pas me Gyasi e Antiste. Juventusi e përmbysi rezultatin falë golave të Chiesa e De Ligt dhe sheh dritë në fund të tunelit. Tre pikë të “pista” por shumë të vlefshme për bardhezinjtë. Java e pestë në Itali mbyllet sot kur në fushë zbresin Napoli, Lazio e Roma.
Në La Liga Real Madrid po fiton dhe dëfrehet. Los Blancos luajtën tenis me Mallorca-n në Bernabeu duke fituar 6-1 dhe rimarrin kryesimin me 16 pikë në 6 ndeshje të luajtura. Njeriu i ndeshjes ishte Marco Asensio që shënoi tre gola ,dy herë e tundi rrjetën Karim Benzema dhe një gol e shtoi Isco. Sot Barcelona luan në transfertë ndaj Cadiz.
Në Kupën e Ligës në Angli Ëest Ham eliminoi Manchester United duke fituar 1-0 në “Old Traford” ndërsa u kualifikuan Chelsea, Arsenal e Tottenham./Përgatiti Andi Kapxhiu