Milani në krizë totale, Berlusconi
beson ende te Inzaghi: Nuk largohet

Milani në krizë totale, Berlusconi<br />beson ende te Inzaghi: Nuk largohet
Eliminimi nga Kupa e Italisë në çerekfinale, që ishte edhe humbja e dytë radhazi përballë Lacios brenda pak ditëve nuk e largon Inzaghin nga Milani. Presidenti i ekipit kuqezi, Berlusconi pas përfundimit të ndeshjes me Lacion ka telefonuar Galianin duke i kërkuar që të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun.

Vendimi vjen në kulmin e kundërshtimit nga tifozët kundër Galianit dhe Inzaghit, teksa një gjë e tillë është reflektuar edhe mbrëmë në “San Siro” ku stadiumi ishte pothuajse i boshatisur. Ndërsa tekniku pas ndeshjes është shprehur se “Presidenti dhe shoqëria më mbështetin.

Duhet të mendojmë për t'u rikthyer te fitorja dhe të mos mendojmë më për Kupën e Italisë sepse objektivi europian mbetet aty dhe ne duhet të luftojmë për ta arritur" tha ai. Milani nuk fiton prej 5 ndeshjesh në kampionat duke përfunduar në vendin e 11 të klasifikimit me 26 pikë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore