Katër ndeshje radhazi pa provuar shijen e fitores nuk ishin pak por Milani u rikthye tek tre pikët në momentin e duhur. Kuqezinjtë mposhtën 2-1 Romën në “Olimpico” dhe rikthejnë diferencën prej katër pikësh nga Interi kryesues duke mbajtur të hapur diskutimin titull. Kessie në fundin e pjesës së parë me penallti kaloi skuadrën e Piolit në avantazh por në fillimin e fraksionit të dytë Jordan Veretout barazoi shifrat me një supergol. Gjithsesi reagimi i miqve erdhi shumë shpejt me një diagonale të bukur të Rebic që përfundon në rrjetë dhe rezulton goli i fitores.
Pikë jetike për zonën Champions siguroi Napoli që në ndeshjen e javës së 24-të të Serisë A mposhti 2-0 Beneventon. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë nga Mertens dhe Politano.
Ndërsa në La Liga tek triumfi pas dy ndeshjesh u rikthyen kryesuesit e Atletico Madrid. Falë autogolit të Alfonso Pedraza dhe rrjetës së Joao Felix Atletico mundi 2-0 Villarreal dhe shkëputet në kryesim me 5 pikë më shumë se Barcelona.
Liverpool kishte katër ndeshje që nuk fitonte në Premier League por këtë thatësirë e ndërpreu duke mundur në transfertë 2-0 Sheffield Utd. Megjithë tre pikët kampionët në fuqi janë ende jashtë zonës Champions.
Pa gola u mbyll superndeshja e javës së 26-të në ishull mes Chelseat dhe Manchester United. Kjo bën që City i vendit të parë të shkëputet me 12 pikë nga ndjekësit e United./Përgatiti Andi Kapxhiu